Të shmanget çdo retorikë dhe… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të shmanget çdo retorikë dhe… –

17:06 | 07/04/2023
në Uncategorized
0

Kosova ka marrë përsipër ta themelojë Asociacionin dhe ndërkombëtarët presin që kjo punë të kryhet shpejt. Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë përmendi 5 kritere si “siguresa” për të cilat tha se ka pajtim në Bruksel, që kjo bashkësi komunash të mos jetë “Zajednicë”. Në Beograd e mohuan këtë. BE-ja s’i jep të drejtë asnjërës palë, por iu bën thirrje atyre që të mos e prishin zbatimin e marrëveshjes së fundit, që synohet të përfundojë deri në fund të vitit.

Shpejt pritet të bëhen konkretë hapat që Kosovës do t’i duhet t’i bëjë që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në Bruksel dhe në Washington nuk kanë më dyshime se kjo do të ndodhë. Kryenegociatoriët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç të martën zhvilluan një takim në Bruksel dhe zbatimi i marrëveshjes së fundit sipas propozimit europian ishte temë kryesore.

Pas takimit Bislimi paralajmëroi prezantimin e një drafti për statutin e Asociacionit nga ekipi menaxhues. Sipas Bislimit, do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që do të propozohet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tha se ato “janë pesë siguresa të mjaftueshme që tregon se ky mekanizëm apo ky lloj i vetëmenaxhimit nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur Zajednica”. “E para, a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë.

E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm”, tha ai të enjten në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.

“Në ç’masë është [drafti i statutit] në harmoni në marrëveshjet e 2013 dhe 2015 [për Asociacionin], vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 [për Asociacionin], si dhe, në ç’masë është në harmoni me letrën që [ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federica] Mogherini ia ka dërguar Qeverisë se çfarë kompetenca mund të ketë Asociacioni”, shtoi Bislimi.

Për këtë, zëvendëskryeministri tha se “ka një dakordim të plotë në Bruksel”. Kryenegociatori serb, Petar Petkoviç reagoi shpejt duke thënë se Bislimi “po i sajon gjërat” “Një gënjeshtër e pastër e Bislimit!”, tha ai.

Në Bruksel nuk u përmend asnjë fjalë për “pesë kriteret për Asociaiconin” për të cilat ai flet sot. Ata folën për Statutin e Asociacionit dhe Ekipin Menaxhues. Bislimi po i sajon sërish gjërat, duket se dëgjoi atë që donte, jo atë që thuhej”, shkroi Petkoviç në Twitter, duke thënë se Asociacioni mund të bëhet “vetëm në përputhje me marrëveshjet nga 2013 dhe 2015”.

Në Bruksel nuk e kanë konfirmuar e as mohuar atë që e tha Bislimi. Por zëdhënësi kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian, Peter Stano i tha Gazetës Express në një përgjigje me shkrim se palët “duhet të shmangin çdo retorikë dhe veprime kundërproduktive/jokonstruktive që kanë potencial ta prishin zbatimin dhe ta rrezikojnë stabilitetin në terren”.

“BE pret që Kosova dhe Serbia t’i respektojnë të gjitha detyrimet e tyre që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi i arritur në Ohër dhe të fillojnë zbatimin e tyre pa vonesë”, tha Stano. Bislimi dhe Petkoviç “diskutuan çështje të shumta” të martën, tha Stano.

“Është e qartë se nevojiten më shumë bisedime për të gjitha çështjet në rendin e ditës për të arritur përparim”, tha zëdhënësi i BE-së, duke shtuar se palët janë pajtuar që të takohen sërish. Kosova dhe Serbia janë pajtuar që deri më 18 prill ta krijojnë e një komitet të përbashkët, i cili do ta monitorojë zbatimin e të gjitha dipozitave të marrëveshjes dhe do të udhëhiqet nga Bashkimi Europian. Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka pranuar se synojnë që zbatimi i marrëveshjes së arritur më 27 shkurt dhe 18 mars të përfundojë deri në fund të vitit./Express/.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Schwarzenberg tregon çmenduritë e Millosheviçit ndaj Kosovës –

Schwarzenberg tregon çmenduritë e Millosheviçit ndaj Kosovës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –

13:23 | 01/01/2026
Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

12:57 | 01/01/2026
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –

12:53 | 01/01/2026
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –

12:21 | 01/01/2026

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci –

12:13 | 01/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –
  • Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –
  • Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –
  • Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –
  • Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci –
  • Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –
  • Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com