Gazetari Sajmir Kodra tha se do të ketë edhe një tjetër videoskandal ku bëhet fjalë për një kryetar gjykate që kërkon favore seksuale në këmbim të një vendimi.
Këtë deklaratë drejtuesi i emisionit investigativ “Stop” e bëri mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion” ku ishte i ftuar të fliste për videoskandalin e korrupsionit, ku një oficer gjyqësor mori 18 mijë euro nga një qytetar në emër të prokurorit të Tiranës Ardian Braho.
Për këtë video Sajmir Kodra u shoqërua për të dëshmuar në Prokurori ku është pyetur rreth këtij denoncimi që çoi në pezullimin e prokurorit Braho dhe vetëdorëzimit në policisë të oficerit gjyqësor Fatos Lushi.