Rizgjedhja si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti Duka merr urime nga homologët e tij europianë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rizgjedhja si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti Duka merr urime nga homologët e tij europianë –

12:42 | 07/04/2023
në Uncategorized
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u rizgjodh të mërkurën e kaluar anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s, që u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë. Një sukses i vërtetë për Presidentin Duka, por edhe për futbollin shqiptar që do të ketë sërish një përfaqësues në organin më të lartë drejtues të qeverisë së futbollit europian.

Menjëherë pas rizgjedhjes shumë drejtues federatash nga vende të ndryshme të botës kanë uruar Presidentin Duka nëpërmjet telegrameve të dërguara në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke shprehur mbështetjen e tyre për këtë votëbesim të fuqishëm.

Presidenti i Federatës Holandeze të Futbollit, Just Spee Gijs de Jong, në telegramin e tij vlerëson kontributin e Presidentit të FSHF-së në UEFA dhe shpreh bindjen në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy federatave në të ardhmen.

“Dëshirojmë t’ju përgëzojmë për zgjedhjen tuaj si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 5 prill të këtij viti. Jemi të bindur se rizgjedhja juaj për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s do të vazhdojë të jetë një kontribut i madh për KE-në e UEFA-s. Është ende e freskët në memorien tonë momenti kur një ekip holandez pati mundësinë fantastike për të luajtur finalen e UEFA Conference League në Tiranë. Ky është vetëm një nga momentet më të fundit të historisë tonë të përbashkët. Siç e dini, FSHF dhe KNVB kanë prej kohësh një marrëdhënie të fortë dhe ne presim ta forcojmë këtë marrëdhënie edhe në të ardhmen”, – shkruhet në mesazhin e Federatës Holandeze.

Edhe Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes, ka shprehur urimet më të mira për Presidentin Duka dhe sa më shumë suksese në këtë mandat të dytë.

“Kam kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, duke ju uruar sukseset më të mira personale dhe profesionale për këtë mandat. Ishte një kënaqësi t’ju mirëprisnim në Lisbonë, duke shpresuar se keni kaluar një kohë të këndshme në Portugali”, – shkruan në mesazhin e tij Gomes.

Tjetër mesazh ka ardhur nga Federata Turke e Futbollit, që gjithashtu shpreh bindjen se rizgjedhja e Presidenti Duka në postin e anëtarit të UEFA-s do të jetë një faktor në zhvillimin e dhe promovimin e lojës së futbollit në të ardhmen.

“Ne jemi besimplotë se rizgjedhja juaj në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s do të forcojë më tej vendosmërinë e qeverisë së futbollit në promovimin dhe zhvillimin e lojës së futbollit në të gjithë Europën. Ju sigurojmë se Federata Turke e Futbollit është e gatshme t’ju mbështesë në iniciativat e tua dhe ka shumë besim se eksperienca dhe njohuritë tuaja të vyera do të jenë asete të çmuara për lojën e bukur”, – shkruan në telegramin e tij Presidenti i Federatës Turke, Mehmet Büyükekşi.

Federata Irlandeze e Futbollit gjithashtu ka uruar Presidentin Duka për këtë rizgjedhje, teksa homologu i tij irlandez Gerry McAnaney shprehet se mezi pret të intensifikojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, urime në adresë të Presidentit të FSHF-së me këtë rast kanë ardhur edhe nga Presidenti i Federatës së Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, por edhe nga kreu i Misionit Diplomatik të Algjerisë në Tiranë, Ridha Nebais.

Në Kongresin e dy ditëve më parë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori 45 vota nga 55 vende anëtare të UEFA-s, duke qenë më i votuari mes të gjithë kandidatëve dhe do të jetë kështu pjesë e qeverisë së UEFA-s deri në vitin 2027./FSHF/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rama po dridhet, është në përpëlitjet e tij të fundit –

Rama po dridhet, është në përpëlitjet e tij të fundit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –

13:23 | 01/01/2026
Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

12:57 | 01/01/2026
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –

12:53 | 01/01/2026
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –

12:21 | 01/01/2026

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci –

12:13 | 01/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –
  • Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –
  • Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –
  • Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –
  • Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci –
  • Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –
  • Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com