Është nisur nga Austria në vendin tonë trupi i pajetë i regjisorit Kristaq Mitro.
Ai humbi jetën disa ditë më parë në shtetin austriak, ndërsa trupi i tij u nis drejt Shqipërisë.
Nesër në nderim të tij në Akademinë e Arteve do mbahen homazhe nga ora 12:00 -14:00.
Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë.
Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Kontributi i tij si regjisor nuk mungon në filmat si “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, etj.
Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë dha kontributin e tij edhe si pedagog pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi.