Me transportin falas, kurseni 50 mijë lekë në muaj – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me transportin falas, kurseni 50 mijë lekë në muaj –

20:18 | 06/04/2023
në Uncategorized
0

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vijuar të shpalosë programin për drejtimin e kryeqytetit pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. Me banorët e Njësisë Nr.3, konkretisht në zonën e “Kodrës së Priftit”, Belind Këlliçi i ka dhënë përgjigje shqetësimit të qytetarëve për nismen e qeverisë, që parashikon shembjen e pallateve mbi 50-vjeçare në Tiranë.

Për këtë çështje, Belind Këlliçi u angazhua para qytetarëve se asnjë objekt më i vjetër se 50 vjet nuk do të shembet dhe se prona apo shtëpia e çdo qytetari, nuk do të preket. “Për banesat mbi 50-vjeçare, u jap premtim konkret, asnjë banesë, shtëpia e askujt nuk do të preket dhe nuk do t`i vidhet prona askujt që banon, jo në godinë 50-vjeçare, po dhe 60, po 70 dhe më të vjetër. Do të ketë, do të ketë nëse do të jetë e nevojshme padiskutim një audit, që do të bëhet në prezencë të banorëve, të qytetarëve për pjesën që i takon bashkisë Tiranë, ama shtëpia nuk do t`i prishet asnjë qytetari, prona nuk do t`i vidhet asnjë qytetari, dhe garanci jam unë, fjala ime, kjo video që kam sot para jush, emri im” -u shpreh Belind Këlliçi.

Zona e “Kodrës së Priftit” preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe të kryeqytetit, ku dhjetra banesa pritet të shemben nga ky projekt, ndërsa pronarët e tyre kanë protestuar vazhdimisht për shkak se nuk janë të kënaqur me dëmshpërblimet për pronën që preket nga ndërtimi i rrugës. Belind Këlliçi u shpreh se në të ardhmen, çdo pronë e qytetarëve që do të preket nga veprat publike, do të dëmshpërblet me çmim tregu, ndërsa ajo nuk do të merret pa pasur dakordësinë e pronarit të saj. “Unë u jap një premtim publik, në radhë të parë përsëris premtimin që kam dhënë te “5 Maji”: çdo qytetari që mund t`i preket shtëpia apo prona për shkak të një projekti shtetëror, do të dëmshpërblehet me vlerën e tregut dhe asnjë lloj ndërhyrje nuk do të bëhet pa u dakordësuar me qytetarin”-tha Këlliçi.

Para banorëve të zonës së “Kodrës së Priftit” dhe gjithë Njësisë Nr.3, Belind Këlliçi tregoi edhe planin për zgjidhjen e problemit të parkingjeve në kryeqytet, ku pritet që 30 % e parkingjeve publike me pagesë, të bëhen pa pagesë për qytetarët.

“Ndërkohë, një nga gangrenat më të mëdha që e keni dhe ju dhe e ka e gjithë Tirana, është çështja e parkimit. Çdo lagje ka një problem sot, që ka mungesa të hapësirave për parkim. Padiskutim minimalisht do t`i dedikojë 30% më shumë të zonave që janë me pagesë, do t`ia kaloj pa pagesë qytetarëve dhe komunitetit. Dhe padiskutim do të kemi një rikualifikim të lagjeve në brendësi për të krijuar mundësinë që edhe vendet e parkimit t`i kemi të sakta, të vijëzuar, të rregullta, po edhe lagjet të kenë një pamje normale”-deklaroi kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Për zonën e “Kodrës së Priftit”, Belind Këlliçi premtoi ndërtimin e të paktën tre institucioneve arsimore gjatë mandatit të parë. “Në zonën e “Kodrës së Priftit” një nga mangësitë më të mëdha është mungesa e shkollave, çerdheve, kopshteve. Padiskutim do të ndërhymë patjetër për të ndërtuar të paktën një shkollë, një kopësht, një çerdhe në mandatin e parë në zonën e “Kodrës së Priftit”. është një zonë e cila është lënë totalisht në harresë nga administrata aktuale e bashkisë Tiranë” -u shpreh Këlliçi.

Edhe në këtë zonë, Belind Këlliçi shpjegoi angazhimin e tij për transport publik falas, nga i cili përfitojnë shtresat në nevojë në kryeqytet. “6.8% e buxhetit për t`i shërbyer një qyteti të tërë. Për të lehtësuar minimalisht me 50 mijë lekë në muaj xhepat e familjeve në nevojë.

Ky premtim nuk është për të pasurit, ky premtim nuk është për biznesmenët, nuk është për oligarkët, ky premtim është për qytetarët në nevojë. është për pensionistët, për ata që jetojnë me minimum jetik, është për ata që janë në vështirësi ekonomike, është për ato familje që janë me ndihmë ekonomike, dhe është mbi të gjitha për studentët”-tha Belind Këlliçi.

Dhjetra qytetarë treguan problemet që i shqetësojnë dhe nuk marrin zgjidhje prej vitesh, ndërsa shprehën besimin te fitorja e Belind Këlliçit në 14 maj. “Në qoftë se do të vazhdojë kjo ikje e nxënësve, në shkolla do të mbetemi vetëm ne mësuesit, dhe unë do ta shikojë shkollën bosh. Tre herë kam shkuar në zyrën e pensionist, dhe s`kam marrë pension, kam datën sot, hajde nesër ta marrësh.

Kjo është skandal. Dalin pensionistat, mundësisht mund të bëni dhe ca tualete publike, se ka shumë persona që vijnë në Tiranë. Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, por veçanërisht ata që jetojnë në Tiranë, nuk kanë asnjëlloj kushti, asnjë mundësi për të jetuar më. Të gjitha ato që ke në program, të gjitha janë të realizueshme. Dhe janë të realizueshme se kanë një pikë që sulmojnë korrupsionin dhe po sulmove korrupsionin i ke të gjitha.

Belind unë ju njoh prej vitesh dhe kam shumë besim te ju. Ju njihni terrenin, njihni garën dhe duke njohur terrenin, ju keni prekur hallet e qytetarit. Më bëhet qejfi, që kemi kandidatin, djalin më të mirë që ka PD-ja deri më tani. Sot Tirana ka shansin më të mirë që ka dy djemë Tirane që do të udhëheqin Tiranën, Z.Këlliçi dhe Z.Alimehmeti”-u shprehën disa nga qytetarët e Tiranës në njësinë Nr.3.

Në takim merrnin pjesë edhe kreu i listës për anëtar të këshillit bashkiak, Dr.Ilir Alimehmeti, Silva Caka apo dhe kandidatë të tjerë, të cilët u bën thirrje qytetarëve të mbështesin opozitën e bashkuar dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit, për të bërë realitet angazhimet e Belind Këlliçit për qytetarët e Tiranës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
VIDEO/ Zjarri i djeg ‘shtëpinë’ familjes Lusha –

VIDEO/ Zjarri i djeg ‘shtëpinë’ familjes Lusha -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –

22:28 | 31/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –

21:22 | 31/12/2025
Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

20:12 | 31/12/2025
Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –

19:38 | 31/12/2025
Shqiptarët presin vitin e ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia –

19:08 | 31/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –
  • Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –
  • Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –
  • Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –
  • Shqiptarët presin vitin e ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia –
  • Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –
  • Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com