Ka qenë për tre herë radhazi kundërshtar me vëllain e tij, por Taulant Xhaka nuk ka dalë asnjëherë i fituar nga fusha e lojës, edhe pse në tre turne të ndryshëm. Edhe dueli i tretë i tij përballë Granitit është mbyllur me një humbje, ashtu si herët e tjera, por mesfushori ngushëllohet me faktin se një sfidë e tillë brenda familjes është gjithmonë e veçantë dhe një kënaqësi e rrallë.
“Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait”, ishte postimi i Taulant Xhakës në Facebook menjëherë pas përfundimit të takimit.
/panoramasport/