Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, do të rikandidojë këtë vit që të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zgjidhet ditën e sotme.
Numri 1 i futbollit shqiptar do të ketë një rivalitet prej 11 personash nga të cilët do të zgjidhen vetëm 7.
Rivaliteti pritet të jetë mjaft i fortë, ku në garë do të jenë dhe emra të njohur si Luis Rubiales, Lise Klavenes, Levan Kobiashvili etj.
Kongresi i UEFA-s ka mbledhur sot së bashku presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit evropian.