Boksieri britanik Amir Khan është pezulluar për dy vjet, pasi një test anti-doping zbuloi praninë e një substance të ndaluar, pas përballjes së tij kundër Kell Brook në shkurt 2022. Ish-kampioni i botës në peshë të lehtë rezultoi pozitiv në testin për ostarinë.
Khan, i cili u tërhoq nga boksi në maj, pranoi se kishte thyer rregullat anti-doping, por tha se nuk ishte e qëllimshme.
Një gjykatë e pavarur e pranoi këtë argument, duke përjashtuar “sjelljen e qëllimshme ose të pamatur” nga 36-vjeçari.
Ndalimi nga të gjitha sportet për boksierin mendohet se ka filluar më 6 prill 2022 dhe skadon më 5 prill 2024.
Faqja e internetit Anti-doping në Mbretërinë e Bashkuar thotë se ostarina është një ilaç i krijuar për të pasur efekte të ngjashme me testosteronin.
Në tetor, sprinteri britanik CJ Ujah u përjashtua për 22 muaj, pasi ai rezultoi pozitiv për dy substanca të ndaluara, përfshirë ostarinë, në Lojërat Olimpike të Tokios.