Në 30 qershor 2020 ministrja Belinda Balluku në një intervistë televizive tha se rruga e arbrit do të përfundonte në pranverë të vitit 2021, edhe pse afati ishte nëntori I vitit 2021.
“Rruga e Arbrit kam përshtypjen se është një kontratë që dhe pse mbaron në nëntor, ndërtuesit kanë premtuar live kryeministrit dhe besoj se ajo rrugë do të përfundojë në pranverë të 2021”, deklaronte balluku.
Në 29 nëntor 2021 u deklarua se rruga përfundon në prill të 2022
54 km ne total hapen ne 48 km
Kontrata ka afat dorëzimi prillin e vitit 2022, dhe ne do të bëjmë të pamundurën për të dorëzuar gjithccka në kohën e duhur”, tha Balluku në 29 nëntor 2021.
“Pjesën në Qafën e Murrizit e kemi zgjidhur përmes një by-pass-i 8.8 kilometra, është provizor. Kontrata ka afat dorëzimi fundin e prillit 2022 dhe ne do të bëjmë të pamundurën për të dorëzuar gjithçka në kohën e duhur”, – tha gjatë ceremonisë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ne nentor.
Në 2 gusht të 2022 balluku tha se vështirësit penguan përfundimin e rrugës.kemi shtyrë afatin kontraktual duke I dhënë edhe 17 muaj në dispozicion për të përfunduar projekti.
“Rruga e Arbrit në nëntor të vitit të kaluar u bë e aksesueshme në një pjesë të saj por mbeten disa pjesë të rëndësishme për tu dorëzuar siç është tuneli i Murrizit. Ky tunel na ka vendosur para një vështirësie të madhe sa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të rishikohej projekti e të shikohej hyrja veriore me 120 metra duke bërë që të shtyhet dhe afati kontraktual i kësaj pjese të veprës së rrugës së Arbrit. Një pjesë e mirë e km të atij tuneli që nga 3.2 metra i projektuar, sot ka shkuar në 3.8 metra. Si tuneli kryesor, si ai ndihmës vijon me ritme të avashta por konstante por besojmë se brenda 17 muajve do të dorëzohet dhe tuneli i Murrizit. Kontratës së rrugës së Arbrit nuk i është shtuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit”, tha Balluku në 2 gusht.
Në dhjetor të 2022 baluku deklaroi në një emission televiziv se rruga mbaron në 2023, por ska afat për tunelin e murrizit I cili po hapet me ritme minimale 1.4 metër në ditë.
Sipas dokumentit të procedurës konkurruese për dhënien e koncesionit thuhej se vlera e këtij projekti është 277,7 milionë euro (33.6 miliardë lekë).
….Deri në fund të nëntorit 2022, koncesionari i Rrugës së Arbrit rezulton të ketë marrë 11.5 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, ose rreth 100 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave.
Kjo shumë është gati një e treta e fondeve totale prej 36,4 miliardë lekësh që do të marrë për të gjithë periudhën e koncesionit.
Por ndërkohë punimet në Rrugën e Arbrit janë larg përfundimit, teksa pjesa e përfunduar, edhe pse u mor në dorëzim nga qeveria, është në gjendje jo të mirë. Tuneli i Murrizit, që është aksi me më shumë kosto i rrugës, është në ende në ndërtim dhe po përparon me ritme shumë të ulëta. Ministria e Infrastrukturës pret që punimet në këtë segment të përfundojnë brenda këtij viti.
Rruga e Arbrit ka kaluar një histori të komplikuar kostosh dhe procedurash, nga planet fillestare për ndërtimin e saj me 70 milionë euro, deri në ditët e sotme ku fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.
Qeveria e mori në dorëzim rrugën në nëntor të vitit 2021, edhe pse punimet nuk kishin përfunduar në një pjesë të madhe dhe me cilësi të dobët punimesh. Inxhinierët e fushës pohuan se, kostot ishin mjaft të larta nga studimet fillestare të fisibilitetit, teksa koncensionari nuk respektoi parametrat e gjerësisë, shesh- pushimet, mbrojtjen anësore të skarpateve, etj.
Reshjet e ditëve të fundit kanë përkeqësuar më tej situatën, ku segmente të saj janë gjendur me shembje masive të dherave, aq sa edhe mjetet e kompanisë koncesionare kanë përfunduar në përroin ngjitur.
Afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet, ndërkohë që punimet nisën më 2019. Këtë vit mbushen 5 vjet nga hyrja në fuqi e kontratës. Sipas përcaktimeve në kontratë rruga duhej të ishte dorëzuar e plotë maksimumi më 2022, por më shumë gjasë punimet në këtë aks tashmë të rrezikshëm edhe për përdoruesit do të zgjasë pa afat.
Rruga e Arbrit nuk është një projekt i ri, ajo ka nisur zbatimin në kohën e qeverisë “Berisha” gjatë së cilës u ndërtuan disa pjesë të segmentit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit, kur nisi koncensioni ishin ndërtuar plotësisht 20.12 kilometra, pjesërisht në 15.17 km dhe ishin të paprekura nga punimet 26.3 kilometra.
Investimet publike po humbasin efektivitetin pasi janë copëzuar në projekte jofizibël dhe kontrata shumëvjecare. Rrugët kanë qenë prioriteti kryesore i qeverive ndër vite dhe vazhdojnë të jenë, por invetsimet janë përqendruar në periferi duke lënë qendrën e vendit me pa një rrjet bashkëkohor rrugor edhe pse 60% e trafikut është na rajonin, Krujë, Durrës, Tiranë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.