Çfarë fuqie punëtore kërkon konkretisht Gjermania? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë fuqie punëtore kërkon konkretisht Gjermania? –

10:12 | 02/04/2023
në Uncategorized
0

Pasojat e pandemisë së Coronës duken se janë tejkaluar nga ana ekonomike, edhe ndaj luftës në Ukrainë dhe kostove që ka sjellë ajo duket se ekonomia gjermane është përshtatur. Kriza bankare në SHBA dhe Zvicër nuk e rëndon ekonomikë gjermane. Një recesion i thellë, si ai i shumëpërfoluri nuk pati dhe tregu i punës mbeti i stabilizuar. Por këtë javë që kaloi dy studime vunë gishtin në plagën e ekonomisë gjermane: mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani. Instituti i Ekonomisë Gjermane, IW në Köln në Raportin për Fuqinë Punëtore, Dhjetor 2022 ka përcaktuar se boshllëku i fuqisë punëtore të kualifikuar është zvogëluar disi, por ai mbetet “në nivel të lartë”. Kurse Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, (DIHK) në raportin për fuqinë punëtore, 2022 arrin në përfundimin se “ngushticat e fuqisë punëtore po shtohen”.

Mungesë e ndjeshme në shumë fusha

Eksperti i tregut të punës, Stefan Hardege nga DIHK tha në bisedë me Deutsche Wellen se problemi i fuqisë punëtore nuk prek vetëm disa degë specifike. “Ky është një problem ndërkohë që ekziston përtej degëve të caktuara. Këtu janë të prekur shumë sektorë të ndryshëm.” Ata që kërkohen janë punonjës të transportit të shinave, makinistë dhe punëtorë që komandojnë dhe vëzhgojnë transportin e shinave. Sabine Köhne-Finster, që ka punuar për studimin e IW, Köln thotë se shumë i prekur është edhe sektori social: mungojnë pedagogë socialë, punonjësit socialë, edukatorët. Më së shumti kjo mungesë ndjehet në kujdesin shëndetësor për të moshuarit dhe kujdestarët në spitale”, sipas Köhne-Finster. Në sektorë të tjerë si në profesionet elektronike dhe ato të përpunimit të metalit vihet re mungesa jo vetëm tek punëtorët e kualifikuar, por edhe “tek ekspertët, njerëzit me arsim të lartë. Aty mungojnë shumica e ekspertëve dhe gjendja po keqësohet.”

Paradoksi i vazhdueshëm

Stefan Hardege ka përmendur prej kohësh një paradoks: Nëse shikon numrin e të papunëve në Gjermani, rreth 2,5 milionë të papunë dhe shikon numrin e vendeve të pazëna, shtrohet pyetja, pse ky paradoks.” Hardege vëren se “shpesh shohim, se kualifikimi i të papunëve në shumë raste nuk përshtatet me kualifikimet që kërkojnë sipërmarrjet.” Jo rrallë dëgjohet akuza, se të papunët nuk janë të kualifikuar sa duhet, se janë shumë të rehatuar dhe se të rinjtë nuk duan të punojnë më 8 orë në ditë. Vërtet thotë Hardege, punonjësit sot janë në një situatë më të mirë se kurrë më parë dhe mund të kërkojnë kushte më të mira pune dhe rroga më të larta. Por ata nuk janë aspak shkaku për mungesën e fuqisë punëtore. “Nuk kam asnjë të dhënë, se ky problem është i përgjithshëm.”

Kurse ekspertja, Sabine Köhne-Finster nga ana e saj kërkon më shumë fleksibilitet. “Duhet parë me vëmendje: si kanë ndryshuar profesionet? Ka profesione të tjera të përafërta? A mundem që pëmes një shkollimi tjetër dhe ndërrimit të profesionit të ndihmojë për të zvogëluar mungesën e fuqisë punëtore?” Ekspertja i vlerëson në përgjithësi “përpjekjet e politikës për të mundësuar imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.” Por sipas saj duhet të “forcohet orientimi profesional në shkolla, universitete dhe shkollat profesionale”.

Stefan Hardege nga DIHK nxjerr në pah një aspekt tjetër. Sigurisht që nevojiten shumë ide, thotë ai dhe është detyra e kompanive të gjejnë zgjidhje kreative. Të përpiqen të jenë më atraktivë, të bëjnë oferta të mira për të harmonizuar jetën e familjes me profesionin, apo të mundësojnë punën nga shtëpia. Megjitthatë pa kornizën e duhur të kushteve nuk do të lëvizin shumë gjëra, thotë Hardege. “E në këtë drejtim rëndësi kanë kushtet që krijon politika.”

Lehtësimi i imigrimit të punës

Më 29. mars qeveria gjermane miratoi projektligjin për të riorganizuar ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani dhe lehtësimin e ardhjes së punëtorëve të kualifikuar. Stefan Herdege e vlerëson këtë hap. “Kjo është gjë e mirë dhe e rëndësishme. Qeveria gjermane e ka marrë në dorë këtë ligj që në shumë sektorë shkon në drejtimin e duhur.” Por sipas ekspertëve “zbatimi i tij do të jetë shumë i rëndësishëm.” Sipas Hardege rregulloret e reja duhet të “funksionojnë shpejt dhe mirë” dhuet të krijohen strukturat e duhura. Megjithatë ardhja e fuqisë punëtore nuk mund ta zgjidhë vetëm problemin. “Ne duhet të shohim si t’i shfrytëzojmë më mirë potencialet brenda vendit, kujtoj këtu punësimin e grave apo punësimin edhe atyre që kanë moshë të caktuar. Ekspertët mendojnë, se duhen shfrytëzuar të dyja opcionet: fuqi punëtore e kualifikuar nga jashtë dhe të mos harrohen të kualifikohen punëtorët brenda Gjermanisë./DW

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Prokuroria e Lushnjës dërgon për gjykim 4 të pandehur, ja akuzat –

Prokuroria e Lushnjës dërgon për gjykim 4 të pandehur, ja akuzat -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

17:54 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –
  • “Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com