Infrastruktura mban peng turizmin në juglindje të Shqipërisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Infrastruktura mban peng turizmin në juglindje të Shqipërisë –

09:30 | 29/03/2023
në Uncategorized
0

Në trasenë e segmentit të rrugës nacionale Ersekë – Leskovik një firmë ndërtuese po punon për rikthimin e normalitetit në pjesën më të dëmtuar të saj. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve përpiqen ta shmangin kalimin nga ky aks, duke preferuar rrugën më të gjatë nëpërmjet superstradave të  Shqipërisë së mesme. Rruga Ersekë-Leskovik 42 km thuajse të pakalueshme

“Jo, jo, nuk jua këshilloj që të kaloni nga Leskoviku – tha Artani, një djalë i ri nga Përmeti.

Ditën e Shën Valentinit unë shkova në Korçë, po u bëra pishman. Rruga është për faqe të zezë – shtoi ai për BIRN. Artani shton se në dimër përrenjtë mund të dalin nga shtrati, duke bllokuar trafikun. Pasiguria e lëvizjes së automjeteve ka ndikuar negativisht në lidhjet turistike të qyteteve të juglindjes, pasi udhërrëfyesit-guida nuk duan të rrezikojnë transportin e udhëtarëve vendas apo të huaj.

Vasili, që administron një nga hotelet në qendër të Përmetit tha për BIRN  se të huajt kanë informacione për afërsinë me Korçën, 130 km gjithsej, dhe duan ta njohin zonën dhe ta përshkojnë atë. “Para një muaji Përmetin e vizituan një grup i madh gazetarësh. Ata lëvizën me autobuz, dhe iu deshën më shumë se 4 orë deri në Ersekë – tha më tej Vasili.

Të njejtën gjë si gazetarët bëri edhe Shpëtim Canka, i cili bashkë me të afërmit e tij, mbërriti nga Leskoviku në Ersekë për dy orë. “Unë jam me origjinë nga Përmeti dhe vij shpesh në vendin e të parëve të mi. Më pas, herë pas here vazhdoj për në Korçë, pasi kam vizituar edhe monumentet historikë dhe natyrorë të zonës – tha mesoburri nga Durrësi, duke shtuar: Çfarë kuptimi ka që të kthehem në Rrogozhinë për tiu drejtuar pastaj Pogradecit apo Korçës.

Nga Përmeti deri në Leskovik rruga e rindërtuar vitet e fundit si dhe vendqendrimet e automjeteve e bëjnë mjaft të këndshëm udhëtimin, me lumin Vjosë dhe Malin e Nëmërçkës në të njëjtin krah. Situata ndryshon kur hyn mes fshatrave të Kolonjës, aty ku numri i automjeteve në rrugë nuk i kalon gishtat e një dore. Udhëtimi i Shpëtimit u ndërpre për rreth 20 minuta, kur mjetet e rënda të një firme ndërtuese po zgjeronin karrexhatën e rrugës, duke përdorur gurët e thyer nga një gurore pranë. Andoni, një nga teknikët specialistë tha për BIRN se rikonstruksioni i rrugës prej 42 km dhe zgjerimi i saj ka nisur kohë më parë.

“Tashmë është shpallur edhe firma e cila do të fillojë punën në muajin maj dhe brenda një viti do të dorëzojë objektin e asfaltuar dhe të përfunduar”  – vijoi Andoni, pa e hequr vemendjen nga punonjësit dhe mjetet në rrugë.

Infrastruktura turistike nuk mbaron me rrugën

Rruga Ersekë – Leskovik, që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, do ti shërbejë rizgjimit të turizmit dhe komunikimit ekonomik në këtë territor, ku bashkohen edhe disa nga nyjet ndërkombëtare me fqinjin jugor, Greqinë.

Por, ndërsa Korça dhe Pogradeci kanë filluar ta shfrytëzojnë turizmin, si një element të rëndësishëm punësimi dhe mirëqënieje, qytetet e jugut kanë nevojë për ritme më të larta në zgjidhjen e problematikave të infrastrukturës.

“Nga tre kishat pranë Përmetit që i dedikohen Shën Marisë, vetëm në njërën prej tyre, në atë të Kosinës mbërrin me automjet – shprehet Johan Nako, i cili administron një bujtinë. Kishat mesjetare të Leusës dhe të Bënjës janë të parritshme me autoveturë, megjithëse ndodhen shumë afër rrugës së asfaltuar.

Të shpallura “Monument kulture” objektet e kultit pranë Përmetit aktualisht mund të vizitohen vetëm nëse nisesh në këmbë drejt tyre. Edhe në Bual, ku një mësues i pasionuar ka ngritur një muze me elemente folklorike turistët mund të mbërrijnë vetëm në këmbë.

Së bashku me dy ortakë, Sokol Kallo ka ngritur dy vjet më parë një inkubator përpunimi të produkteve ‘tipike lokale’. “Puna jonë është e përqëndruar në vjeshtë, atëhere kur fermerët vjelin frutat e stinës” – tha Sokoli për BIRN, por ai e ndjen se fshatarët kanë nevojë për mbështetje me subvencione nga shteti, duke shtuar se një pjesë e tyre po largohen nga vendi. “Jemi qytet mikpritës, por duhet tu tregojmë vizitorëve të gjitha mrekullitë e natyrës dhe ato të historisë që na rrethojnë – përfundon Johan Nako.

Marrë nga Reporter.al

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Të shtëna masive në Gjermani, të paktën 6 të vdekur –

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Gjermani -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ta pastrojmë zemrën nga çdo ligësi dhe ta mbushim me dashuri ndaj njerëzve –

12:19 | 24/12/2025
100 milione Euro nga xhepat tanë për bankën e qeverisë, FMN: Rrezik financiar! –

12:01 | 24/12/2025
Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

11:41 | 24/12/2025
Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

11:31 | 24/12/2025
Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

11:15 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ta pastrojmë zemrën nga çdo ligësi dhe ta mbushim me dashuri ndaj njerëzve –
  • 100 milione Euro nga xhepat tanë për bankën e qeverisë, FMN: Rrezik financiar! –
  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –
  • Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –
  • Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ta pastrojmë zemrën nga çdo ligësi dhe ta mbushim me dashuri ndaj njerëzve –
  • 100 milione Euro nga xhepat tanë për bankën e qeverisë, FMN: Rrezik financiar! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com