Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të tjera nga sulmi me armë në televizionin Top Channel. Ai u shpreh se roja Pal Kola ndërroi jetë si pasojë e një plumbi rikoshetë. Ai ka marrë vetëm një plumb në shpatull që i ka shkaktuar hemorragji.
Kola është munduar të lëvizë dhe të kërkojë ndihmë tek roja tjetër, por ka lëvizur vetëm disa metra dhe ka rënë në tokë ku ka humbur jetën. Sipas gazetarit Hoxha, autorët e kësaj ngjarjeje nuk kanë dashur që të shkaktojnë viktima. Ai theksoi se bëhet fjalë për një atentat me kosto të lartë dhe autorët kanë dashur që të përcjellin një mesazh.
“Autorët e kanë parë shumë mirë që aty nuk ka patur më njerëz dhe aty nuk u ka interesuar të godisnin njerëz sepse këtë mund ta bënin kur të donin. Ata e kanë parë një herë objektin dhe janë kthyer për së dyti. Makina nuk ka qenë me shpejtësi.
Kjo lloj makine është një nga makinat më të mira në qarkullim, më të sigurtat… Në Shqipëri nuk kanë ndodhur shumë ngjarje me “Range Rover”. Është ajo që kam thënë gjithmonë, atentati vlerësohet nga kostoja.
Ky është një atentat me kosto të lartë. Autorët nuk kanë dashur të shkaktojnë dëme në njerëz, për mua autorët kanë përcjellë një mesazh të fortë. Zakonisht mesazhet në media i marrim, o të vijnë nga një mesazh, o nga një telefonatë, o të vjen dikush të takon, o të vjen dikush të kërcënon verbalisht, o vjen dikush të takon familjarët e tu dhe pastaj në fund vijnë predhave.
Pas predhave është kërcënimi i fundit, është plumbi. Fakti që kanë goditur në lartësi, pra nuk kanë dashur të dëmtojnë njeri. Gazetarët e TCH edhe ata që merren me redaksinë e investigimit i ke me duar në xhepa, i ke rrugëve. Ne jemi rrugëve nuk na mbron njeri.
Nuk kanë synuar të dëmtojnë askënd. Ai është mesazh i qartë që u shkon atyre që janë pronarë të TVH. Goditja në atë farë feje është mitralim. Është e njëjta situatë si tek ngjarja në 12 Mars ku u vra Mimoza Paja.
Ata lloj vrasësish ishin të armatosur. Ata mund të merrnin Top Channel peng. Të vetmit njerëz që kam parë aty me vëmendje për shkak të punës, aty ka shoqërues privatë që kanë qenë për drejtuesit e Top Channel. Shoqërues që Kanë lëviz me truproja.
Edhe më përpara kanë lëvizur me shoqërues pronarët e Top Channel kanë qenë të shoqëruar se kanë ndjerë rrezik dhe kanë qenë të shoqëruar dhe nuk lëviznin vetëm ata. Ky lloj mesazhi ka synuar më shumë t’i trembë ata”, – tha Hoxha në emisionin “Opinion”.