Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka folur lidhur me sulmin me armë ndaj televizionit Kombëtar “Top Channel”.
Në emisionin “Opinion”, Imeraj tha se sulmi ka patur si qëllim përcjelljen e një mesazhi.
Sipas saj, sulmi është organizuar nga grupe kriminale të cilat kanë arritur të përdori dhe mjete të sofistikuar për aktivitetin e tyre.
Ish-Prokurorja thotë se ngjarje të tilla bëjnë të gjithë qytetarët të ndihen të pasigur në Shqipëri.
“Secili prej nesh ndihet i pasigur në territorin ku po jetojmë. Jam me pistën e hetim që është një mesazh, për vijën editoriale, apo biznesit ne nuk mund ta themi tani këtë. Është nje mesazh i mirëfillt dhe për mua është një krim i organizuar”-tha Imeraj.