Tjetër barazim për Kosovën në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024. Sërish me rezultatin 1-1 si në Izrael. Dardanët gabuan në “Fadil Vokrri” përballë Andorrës, sfidë që duhej fituar me çdo kusht.
Djemtë e Alain Giresse dhanë fare pak, pavarësisht dëshirës. Kosova zhvilloi një lojë të vakët dhe mori vetëm një pikë. Edon Zhegrova zhbllokoi takimin pas një shpërthimi në minutën e 59’.
Asist i bukur i Milot Rashicës dhe finalizim i sulmuesit të Lille. Festa në stadium zgjati vetëm dy minuta, pasi Berto Rosas përfitoi nga pasiguria e lojtarëve vendas dhe barazoi takimin.
Kosova u hodh në sulm, pretendoi në 3 raste për penallti, por nuk ia doli të gjente golin e fitores.
Renditja e grupit I