Takimet për anëtarësimet e reja në PS-së nuk kanë kaluar pa batuta për zhvillimet e fundit brenda partisë. Në takimin që u zhvillua paradite e së dielën në selinë rozë në Tiranë, kryeministri ftoi “senatorin” socialist Pandeli Majko t’i japë teserën një djali të ri.
Por Majko nuk e kurseu batutën, duke thënë se dorën nuk e ka të mbarë, pasi I ka dhënë antarësinë edhe Kokdhimës dhe Blushit.
Rama: Do doja të ftoja Armand Alushin dhe kartën Armandit t’ia japë Pandeli Majko. Po para se të ta japë kartën duhet ta vlerësoj nëse ti e meriton apo jo, kështu që thuaj ti dy fjalë, pastaj Pandi…
Majko (duke qeshur): Jo, jo, ti mos thuaj asnjë fjalë vëlla, por problemi është se unë kam një çikë dorë të keqe, se i kam dhënë teserën Koço Kokëdhimës dhe është kontravers ai. Ia kam dhënë edhe Ben Blushit. Kështu që tani zgjidh në mes dy alternativave tani, zgjidh nga do të shkosh. Por të dyja janë brenda, mos u shqetëso. Vazhdo, hë fol!
Kryetari i PS-së ka shpërndarë sot teserat për anëtarët e rinj të PS-së në Tiranë, ku pohuajse çdonjeri që u ngrit të merrte teserën, ka treguar sesi është punësuar nga qeveria, nga Zyrat e Punës së hapura prej saj dhe nga konkurset e Ministrisë së Arsimit apo si është shpëtuar nga Policia e Shtetit.
Disa prej tyre u emocionuan para Ramës dhe harruan “tekstet”, ndërsa dikush tjetër tingëlloi patetik, aq sa Rama i tha me humor në një rast një qytetareje: “Kishe emocione si hera e parë, por me 2-3 fjalime do të na ndihmosh të bëjmë fushatë të sukseshme.”
Qytetare 1: Unë pata një incident…ashtu me çantën.. dhe telefonova 129. …H…H….Erdhi për 20 minuta…Policia…
Rama: Do të thuash që policia të solli në Partinë Socialiste?!
Qytetare 1: Jo, po…
Rama, kthehet nga Tahiri: Dhe unë po thoja kush është njeriu i duhur të të japë teserën, por ti e the vetë. Këtu s’ta merr njeri çantën.
Qytetare 2: Unë jam një mësuese e re e zgjedhur dhe kam marrë pjesë në portalin Mësues për Shqipërinë. Jam renditur e para dhe atë ditë s’kam për ta harruar. Ka qënë duke më rënë të fikët aty tek Drejtoria Arsimore. Nuk jam këtu për arsyen se fillova punë, se punën e meritova vetë, por se rezultatet u panë dhe gjithça u bë sipas meritokracisë.
Rama: Çfarë njesie je?
Qytetare 2: Njesia 7
Rama: Vasilika, jepja teserën, mirë e ka Pandi, se këta të njesisë 5 nuk fitojnë konkurse!
Qytetare 3: Arsyeja ime është njesoj si pararendësja. Kam studiuar piano. Kam rendur dyerve të Drejtorisë Arsimore. Prindërit e mi nuk më kanë detyruar ta shoh anëtarësimin në një parti si mjet për të arritur vendin e punës. Në vitin 2014 ishte im atë që më tha po bëhet një konkurs duhet të marrësh pjesë. I thashë, e lodhur “kur ka ndodhur ndonjëherë të bëhet një konkurs i vërtetë?” Fitova dhe dola e para po nuk besova. Besova vetëm në momentin kur më telefonuan për të filluar punë. Kjo qeveri më dha mundësinë të tregoj veten. (Syri.net)
Rama: Ok, urdhëro teserën.
Qytetar 4: edhe unë kam një përvojë të mirë m Policinë
Rama: Edhe ti me Policinë e ke? Çfarë pune bën?
Qytetar 4: Jam nxënës.
Rama: A, ti aspiron të punosh në Policinë e Shtetit