50 ditët e fundit të Veliajt e pis-parasë së tij – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

50 ditët e fundit të Veliajt e pis-parasë së tij –

17:54 | 28/03/2023
në Uncategorized
0

Nga Basir Çollaku – Oferta e Kryebashkiakut Këlliçi ka nisur të jetë e pranishme për banorët e Tiranës dhe ajo është një domosdoshmëri për kryeqytetin. Tirana nën zaptimin e Erion Veliajt, vartësit të klonuar të Edi Ramës, në tetë vite, është si një qytet i dalë ga ferri, ku banorët ushqehen me vuajtje e pamundësi.

Ndotja na përfshin ndër 10 vendet më beterr në planet, trafiku në një kaos përditë e më mbytës, uji i pijshëm gjithnjë e më teper me mungesë cilësie, si burim real sëmundjesh, gjelbërimi një shaka e shërbyer si gjetje interneti, arsimi me taksë kundër përcaktimit falas të Kushtetutës, parkingjet më shumë biznes klientësh se sa shërbim lehtësues për qytetarët.

Cilësia e jetës bie më shpesh se shirat në dimër. Trashëgimia kulturore një masakër e mbetur në kujtesat e librave, një Tiranë me identitet të zhdukur nën një varrëzë llaçi e tullash. Betoni një vrasës për llogari të portofolit të kirmit e Mafias, si adresë e pastrimit të miliardave. Pemë-mbjellja orbitale, një gënjeshtër shifrash, për të fshehur plaçkitjen e parave publike.

Biznesi i vogël një shenjestër gjobash, shitësit ambulantë një gjah i dhunshëm policësh bashkiakë duke rendur pas majdanozit e koperit, domateve, kastravecave, barishteve. Ndërmarrjet e pushtetit vendorë, një strehë patronazhistësh, aktivistësh, magazinë votuesish, në këmbim të punësimeve të përkohëshme. Investimet një vjedhje e hapur, sa shton dosjet në Prokurori. Rrugët edhe benda unazës së vogël, një harresë gropash, mbuluar me zift elektoral njëmujor.

Autobuzët e transportit publik, janë kthyer në një biletë aksidentesh, si mbetje skrapi të blerë për ferrari. U hoqën palmat u blenë gjoja fidanë pishash në aksin mbikalimi Kamzës-Vorë, për 3,2 milionë euro, me emergjencë e paligjshmëri.

Gjykatat, prokuroria në pamundësi pavarësie nuk patën këllqe ta kenë as për dëshmi kryebashkiakun refuzues, pas kërkesave të akuzës, duke pushuar çështjen për tender të lajmëruar e fituar në 24 orë, klientit të tij Fusha.

Dosja e Ndranghetës është një tjetër ngjarje e rëndë vrarsëse për Tiranën. Aty ku Mafia sipas përgjimeve të publikuara kishte oreks kullat në qendër të Tiranës dhe kishin gjetur ndërmjetesin pranë kryebashkiaut Erjon Veliaj. Dhe rezultati ndërtimeve dihet, por SPAK nuk ndihet.

Prona publike në dhjetëra mijë metër katrorë, u jepet ndërtuesve donatorë të fushatave të klryebashkiakut, në këmbim të ca kusureve metër katror sipërfaqe, për bashkinë, ndërsa fitimi i investitorëve përfundon me destinacion errësire.

Përqindja për banesa sociale sipas vendimit të bërë ligj këmbehet me qoka të paligjshme duke qenë një pasuri e madhe publike e fshehur paligjshmërisht me fitues palët pushtet ndërtues.Edhe kjo dosje e pahetuar. Rrugët janë sërish investime pa projekte, me cilësi rrënuese, fonde maksimale, me fitues të projektuar sipas specifikimeve teknike të bëra nëpër takimet e natës.

Liqeni Artificial kjo mushkëri me covid bashkiak, ku qindra mijë metër të Kopshtit Botanik, laborator Universitrar, janë një grabitje me dhunë qeveritare, të cilat po përfundojnë përditë e më shumë në stomakun e ndërtuesve.

Gjobvënia ndaj medies kritike me Veliajn janë raste raportesh ndërkombëtare. Si mbyllja e Agon Chennel ku për tekat e Veliajt, dhe shqiptarët do të paguajnë 150 milionë euro. Apo konfiskimi i Ora News pas mesazheve kërcënuese të Erion Veliajt, një tjetër ngjarje për të cilën miliona euro të tjera nga taksapaguesit do të sjellin dëmshpërblim.

Ky individ është zhytur nëpër dosje por vrapues nëpër botë për të blerë certifikata fasadë se ka bërë namin me punë në Tiranë, për të mbivendosur realitetin masakër prodhuar prej tij. Ky pushtues është pagues i 80 mijë dollarëve në ditë për inceneratorët, për të cilën duhej të ishte marrë prej muajsh i pandehur.

Ky i pandëshkaur ligjërisht është firmëtar për kompaninë e Eco Tirana me bashkinë e Veronës, si ortakë 51 me 49, ku pjesa italiane nga viti 2017, ka arrestime masive për lidhjet me bosët e Ndranghetës. Për bashkiakun fluturues nëpër botë, pas fundshpinës së Soros, me lobingje jo tranparente, me dyshime të tjera për paratë e pagjurmuara, hetimi ka mosveprime.

Por bashkia ka mundësinë e re

Në këto 50 ditë të fundit të Erjon Veliajt në bashki, qytetarët po njihen me ofertën e kandidatit të opozitës, e cila është shpresë për të gjithë banorët. Eshtë kthim i pushtetit të votuesit, është kthim shërbimesh, është kthim cilësie, është ndalim rrënimi.

Presioni, kanosja, gjobëvëniet, blerjet me pis-paranë, mesazhet për vjedhje kriminale vote, janë dëshprim i ish-kryetarit Veliaj. Belind Këlliçi, kandidati i Partisë Demokratike dhe opozitës, vjen me diferencë të theksuar, si një domosdoshmëri për Tiranën. Premtimet e para të programit janë jo thjesht ambicie, por emergjemcë dhe frymëmarrje për qytetin e parë të vendit.

Pagesë me çmim tregu banesave të shembura në disa lagje të Tiranës duke vleresuar mundin djersën gjakun e banorëve, për pronat e gllabëruara nga miqtë ekonomikë të Veliajt, nën petkun e interesit publik. Kjo duhet të ndodhë dhe kryebashkiaku ta bëjë realitet.

Një projekt i pohuar nga Këlliçi për transport publik falas duke modernizuar shërbimin, është një tjetër standard sa evropian aq me dobi ekonomike për qytetin.

Uji një telenovelë 30 vjeçare për Tiranën, për të mos vrapuar pas kasaphanës së boteve tregtare në kulme vape, e orareve me pikatore, e cilësi jo të shëndetshme, por pijeni sipas vartësve të Veliajt se nuk ju vret shpejt, është një alarm për të vënë dorë me urgjencë, ashtu si ka prioritet kandidati i opozitës.

Ndalimi i menjëhershëm pagesave për inceneratorët, dërgimi i Veliajt në SPAK ristrukturimi këtij shërbimi janë kthim parave të qytetarët e jo furrtarët e qeverisë. Këtu Këlliçi ka bërë denoncime të spikatura personalisht. Të rinjtë pjesë e një bashkie të re, e një motivi për të qenë vendimmarrës, për të pasur motive të bëjnë vendin e tyre dhe jo të jenë banorë gomonesh të eksodit, është oferta tjetër e Këlliçit ndryshe nga zdërhallja e sotme bashkiake.

Një Komision Këshillit Bashkiak Hetimor, për të kontrolluar abuzimet me paratë e qytetarëve të Tiranës, në tetë vite, duhet të jetë sërish një pjesë e vëmendjes së kryebashkikut të ri Belind Këlliçi me marrjen e besimit të Tiranës.

Drejtësia duhet kthyer kudo. 50 ditë nuk janë aq shumë pas mbi 2920 ditëve të sunduesit të së keqes në Bashkinë më të madhe e më të rëndësishme të vendit. Por duhet shfrytëzuar çdo orë e këtyre 50 ditëve për të bërë bashkë qytetarët përtej partive.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Është në burg për trafik droge, për Agim Kajmakun merret… –

Është në burg për trafik droge, për Agim Kajmakun merret... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com