Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e rojës së sigurisë në Top Channel.
Begaj thekson se ngjarja është e rëndë, duke shtuar se ngjarja duhet zbardhur sa më shpejt.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shprehet Begaj.