Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi shihet si një kërcënim për sigurinë europiane.
Sipas mediave të huaja, përfaqësuesi i lartë e Bashkimit Europian, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter është shprehur se kjo do të nënkuptonte një “përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe një kërcënim për sigurinë evropiane”.
Ai shton se “Bjellorusia ende mund ta ndalojë atë, është zgjedhja e tyre. BE-ja është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme”.
Më herët, NATO e përshkroi qëndrimin e Rusisë si “të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm” një ditë pasi Vladimir Putin njoftoi vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, ndërsa Ukraina bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe i kërkoi Perëndimit dhe Kinës t’i japin fund planit “peng bërthamor” të praktikuar nga Rusia.
“NATO është në gatishmëri të lartë dhe ne po monitorojmë nga afër situatën”, tha një zëdhënës i Aleancës Atlantike.
Në Kiev, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë: “Ukraina pret veprime efektive nga Mbretëria e Bashkuar, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Franca për të kundërshtuar shantazhin bërthamor të Kremlinit. Kërkojmë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë qëllim”.