Sylvinho i bindur se do të jetë një ndeshje shumë e bukur – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sylvinho i bindur se do të jetë një ndeshje shumë e bukur –

17:48 | 26/03/2023
në Uncategorized
0

Shqipëria nis kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë të hënën në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide në konferencën për shtyp ka dalë trajneri i kuqezinjve, Sylvio Mendes Campos Junior, duke dhënë përshtypjet e tij para debutimit në pankinën  e përfaqësueses tonë.

“Po, jemi gati. Pas dy muajsh e gjysmë punë, për të kuptuar pak lojtarët shqiptarë, flasim praktikisht për 70 lojtarë të monitoruar nga stafi, kemi parë 240 lojtarë dhe zgjedhur 23 për të bërë këtë ndeshje. E dimë që është ndeshje e vështirë, por do të luhet, janë 90 minuta për t’u luajtur. Janë të fortë, por jemi të lumtur me punën me të gjithë dhe atmosferën që kemi filluar të krijojmë me ta. Kemi një shans gjithmonë por të gjithë së bashkë është më e lehtë.

E kemi vendosur ekipin. Siç e thashë jemi gati, por jemi gati të 23. Ajo që duam është punë grupi, atmosferë dhe ambient i mirë dhe Cikalleshi është një prej tyre, i rëndësishëm, i fortë si të tjerët. Kemi formacionin titullar që do të shihni nesër. E rëndësishme për mua, pasi i njoha të gjithë, i stërvita, ishte të përçoja idenë e futbollit që kemi ne që mund të përforcojë të gjithë këta lojtarë. Pastaj të shkojmë në fushë mirë. Kjo është ajo që duam. Është një ndeshje e fortë, por jemi në gjendje ta përballojmë. Gjëja më e bukur që kam mësuar në karrierë janë 90 minutat, aty luhet.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Duhet të ecim përpara, protagonistët janë lojtarët. Santos është shumë i fortë, e di që ai na ka vëzhguar por dhe ne i kemi parë. Punojmë shumë për një ndeshje. Jam i bindur që nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe në fushë do të jenë më të mirët. Ajo që ndodhi me Poloninë është normale, vjen në këtë grup si favorite, nuk nxjerr konkluzione pas asaj që ndodhi me Çekinë. Ne vazhdojmë me zemër.

Edhe lojtarët tanë e kanë thënë për mungesat, por nuk kemi dëgjuar të ankohet asnjë për 6 ditë për mungesat. Ne ndeshjen e përgatitëm të 23. Fazën mbrojtëse nuk e bën një lojtar, e bëjnë 11. Edhe fazën ofensive e bën një ndërtim i mirë loje, një pasim i pastër, pastaj në fund është momenti të finalizosh. Por e gjitha është punë skuadre, ne të gjithë jemi një. Ne mendojmë kështu, pastaj e dimë që ata kanë lojtarë të mirë. Levandovski është një lojtar i një niveli të ndryshëm, i nivelit të Mesi, Mbape, Benzema. Këta janë të ndryshëm, janë lojtarë që bëjnë 30 -40 gola në sezon. Do mbrohet ai, të tjerët, por kur mbrohet, mbrohet si skuadër dhe kjo është ajo që mendojmë ne.

Nuk është vetëm objektiv i Federatës të kualifikohemi, por edhe i yni. A është i vështirë? Sigurisht, për të gjithë rruga nuk është e thjeshtë. Djemtë e dinë, në futboll nuk ekziston gjysmë pike, por kjo do të thotë që duhet të luftojmë në fushë për çdo gjë. Edhe shpirti i një kombëtareje është kjo, përfaqësojmë njerëzit, një komb. Është përgjegjësi e bukur. Ne duhet të bëjmë rrugën tonë që nuk është e lehtë, e kuptojmë objektivin që është i yni, edhe i lojtarëve. Herën e fundit, na mungoi diçka dhe në fund duhet të bëjmë llogaritë. Duke e ditur se nuk është e lehtë, rruga është e vështirë.

Pastaj sa i përket Levandovskit, e kam thënë që keni lojtarë të mirë të shumtë. Ai ka qenë me lojtarë të rëndësishëm në skuadër, ata bëjnë zgjedhjet që duhet të bëjnë për kalimet nga një ekip në tjetrin. Unë preferoj të shoh lojtarët në fushë. I kam parë nga afër talentet, kam parë Mesin e Ronaldinjon, është e bukur të stërvitesh me ta. Nuk ka rëndësi zgjedhja, por që të shohësh këta njerëz në fushë. Ndoshta nesër ai nuk bën mirë se duhet të mbrojmë mirë, por bëhet fjalë për një lojtar të madh.

20 minuta e parë janë të rëndësishëm, por futbolli luhet 90 minuta. Sigurisht, të rëndësishme mund të jenë 2, në 5 mund të ndryshojë e gjithë ndeshja. E rëndësishme është të hyjmë mirë në fushë, me idenë e grintën e duhur. Pastaj të rëndësishme janë të gjithë minutat, nga fillimi në fund, kjo do të thotë një nivel përqendrimi të rëndësishëm. Ia kam kërkuar lojtarëve. Unë i kam parë të gjitha, gola në fillim apo në fund, por futbolli është kështu. Duhet një nivel i lartë përqendrimi e duhet ta kuptojmë që nuk janë vetëm 20 minutat e parë. Unë nuk arrij në konkluzione me 90 minuta, Polonia është e fortë, e mësuar të shkojë në Europiane, me lojtarë të mëdhenj e trajner shumë të mirë. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë, nuk e mendoj se nuk janë të fortë. Ne do të shkojmë të bëjmë ndeshjen tonë, pastaj ta shohim. Futbolli është futboll, ne do të provojmë të luajmë. Zgjat 90 minuta, të shohim çfarë ndodh, por ne jemi përgatitur që të luajmë e luftojmë.

Duhet të shprehim këtë sens në fushën e lojës, kam një jetë që merrem me futboll. Unë e kuptoj shumë qartë ccfarë ndodh kur fiton ose kur humb, ka një sens të ndryshëm në ccdo rezultat. Kam punuar nga lojtarët nga mëngjesi në darkë, ata e kuptojnë mirë punën dhe sinqeritetin. Shpirti i garës është ajo që na duhet, ne presim të bëjmë rrugën tonë dhe të bëjmë diçka të mirë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët dhe nuk mund të dal pa folur për ta”, përfundoi Silvinjo.

 

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Grubjeshiç: “Propozimi” do të lehtësonte integrimin e Kosovës në NATO

Grubjeshiç: “Propozimi” do të lehtësonte integrimin e Kosovës në NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com