Ajo e mbrëmjes së djeshme në Napoli ishte një sfidë e veçantë për historinë e përfaqësueses italiane. Kjo, sepse pas plot 29 vitesh, “Të Kaltërit” nuk kishin mundësinë të rreshtonin mes formacionit titullar dhe stolit, asnjë futbollist të Juventusit.
I vetmi bardhezi nën urdhrat e trajnerit Roberto Mancini është kapiteni Leonardo Bonucci, por mbrojtësi nuk kaloi testin e forcës, të mërkurën në mëngjes, kështu që u parkua në tribunën e “Diego Armando Maradonës”.
Hera e fundit që kishte ndodhur diçka e tillë ka qenë në vitin e largët 1994, kur italianët fituan 2-0 ndaj Estonisë me gola të Panucit dhe Casiraghit, një ndeshje e vlefshme për Europianin e vitit 1996.
The post Italia, pas shumë kohësh u regjistrua fenomeni i rrallë appeared first on 27.