Një 86 vjeçar nga Lipjani i Kosovës ka rënë pre e vjedhjes gjatë namazit të xhumasë në një xhami në Gadime të Epërme javën e shkuar.
Sipas mediave të Kosovës, burri vuri re se i mungonte portofoli me një shumë të konsiderueshme parash, rreth 6000 euro, gjatë faljes së namazit.
Ngjarja është denoncuar në polici dhe burri dyshon se është kryer nga një vajzë 11-vjeçare, e cila gjatë faljes së namazit ka kërkuar lëmoshë me nënën e saj.
Policia po heton rastin, ndërsa në cilësinë e provës janë mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Ngjarja është cilësuar ai ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren sapo të zbardhen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.