Këshilltarja e PDIU-së në këshillin bashkiak të Tiranës: ç’na duhet turizmi e bujqësia, invtitorëve u fusim një dru dhe i kthejmë mbrapsht
Problemi më i madh me qeverinë nuk është se nuk po bën ato që premtoi, por se po ben ato që premtoi se nuk do t’i bënte” , kështu është shprehur këshilltarja e PDIU-së në këshillin bashkiak të Tiranës, Albina Ferko Nanaj. Përmes një mesazhi në fb ajo reagoi ashpër kundër qeverisë duke theksuar me ironi: “ç’na duhet turizmi e bujqësia, invtitorëve u fusim një dru dhe i kthejmë mbrapsht”.
Albina Ferko Nanaj :
“Problemi më i madh me qeverinë nuk është se nuk po bën ato që premtoi, por se po ben ato që premtoi se nuk do t’i bënte. Absurde sigurisht! E kam fjalën për ndryshimet që do lejojnë importimin e plehrave. Shto këtu edhe propozimet e sotme të dhomes së tregtisë për legalizim të kanabisit dhe shtëpive publike dhe ja ku u lulezua Shqipëria. Shumë e thjeshte! S’kuptoj çfarë kemi pritur. Ç’na duhet turizmi e bujqësia. Investitorëve u fusim një dru dhe i kthejmë mbrapsht”.