Pritshmëritë janë në rritje për shortin e nesërm në Nyon që do të përcaktojë çerekfinalet e Champions League. Siç dihet, bie në sy fakti që janë tre skuadra italiane ende të përfshira në kompeticionin kryesor kontinental: Napoli, Inter dhe Milan. Takimi është për në 12:00 dhe mund të ndiqet në faqen e internetit Uefa.com. Ja çfarë duhet të dini.
Përveç tre italianëve, në çerekfinale arritën edhe Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid. Nga ky raund e tutje shorti është TOTALISHT I HAPUR, nuk ka koka serie dhe mund të shortohen skuadra nga i njëjti shtet. Skuadrat që janë takuar në fazën e grupeve mund të luajnë gjithashtu me njëra-tjetrën.
Tre shorte janë planifikuar për të premten 17: çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe për të përcaktuar skuadrën vendase pro forma në finale.
Ndeshjet e para luhen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill. Gjysmëfinalet luhen në datat 9-10 dhe 16-17 maj, ndërsa finalja luhet të shtunën më 10 qershor në stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll.
Pas përfundimit të shortit të Champions League, do të hidhen shortet e Europa League (ora 13:00) dhe Europa Conference League (ora 14:00).
Gazzetta dello Sport