Policia në Gjirokastër ka arrestuar një 47-vjeçar, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës.
Ndërsa, u procedua në gjendje të lirë gruaja e tij, pasi ka bashkëpunuar me burrin në këtë ngjarje.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen M. Sh., 44 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së shtetasit A. Sh”, njofton policia.
The post Rreh motrën në bashkëpunim me gruan, arrestohet appeared first on 27.