Grevë për shkak të përplasjes së trenave, bllokohet transporti – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grevë për shkak të përplasjes së trenave, bllokohet transporti –

08:21 | 16/03/2023
në Uncategorized
0

Një grevë 24 orëshe të enjten në Greqi do të bllokojë fluturimet me avionë dhe do të bëjë që anijet të mbeten të ankoruara në port, ndërsa punëtorët grekë do të lënë punën për të protestuar për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor të regjistruar në vend, që shkaktoi vdekjen e 57 personave më 28 shkurt. 4 prej tyre ishin shqiptarë.

Greva e thirrur nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik të Greqisë pritet gjithashtu të shkaktojë ndaljen e shërbimeve publike dhe mbylljen e shkollave shtetërore, si edhe të ndërpresë transportin urban.

Është e fundit në një sërë protestash që nga përplasja e një treni pasagjerësh me më shumë se 350 persona në bord, shumica prej të cilëve studentë universiteti, me një tren mallrash në rajonin qendror të Greqisë, Tempi. Punëtorët e hekurudhave kanë organizuar greva të vazhdueshme.

Protestuesit, duke akuzuar qeverinë konservatore dhe sistemin politik të vendit për injorimin e thirrjeve të përsëritura nga sindikatat mbi masat e mangëta të sigurisë në hekurudhën greke, do të fillojnë të mblidhen para parlamentit në mëngjes.

“Ne duam të shprehim së bashku zhgënjimin tonë për atë që nuk është bërë ndër vite, por mbi të gjitha zemërimin për atë që ndodhi në Tempi,” tha në një deklaratë sindikata e sektorit privat, GSEE.

“Ne nuk do të lejojmë që mungesa e transparencës, fshehja, heqja dorë nga përgjegjësitë dhe çdo vonesë të çojë në harresë,” thuhet në deklaratën ku gjithashtu i kërkohet qeverisë të marrë masa dhe të parandalojë një fatkeqësi tjetër dhe kërkohet një hetim të plotë për shkaqet e përplasjes.

Një hetim gjyqësor ka filluar lidhur me aksidentin.

Të gjitha fluturimet do të ndalen mes orës 12:01 të mëngjesit dhe mesnatës me orën lokale më 16 mars dhe do të lejohen vetëm fluturimet për emergjenca dhe kërkim-shpëtim.

Përplasja ka ngjallur zemërim publik. Javën e kaluar, dhjetëra mijëra vetë u mblodhën në Athinë dhe qytete të tjera anembanë Greqisë në protestat më masive me të cilat është përballur qeveria që kur mori pushtetin në vitin 2019.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, mandati i të cilit përfundon në korrik dhe pritet të thërrasë zgjedhjet deri në maj, ka kërkuar falje për aksidentin dhe ka premtuar të punësojë më shumë personel dhe të ndreqë sektorin hekurudhor me probleme, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ai u ka bërë gjithashtu thirrje protestuesve që të mos lejojnë zemërimin të përçajë shoqërinë.

“Ne duhet ta fitojmë këtë luftë,” tha zoti Mitsotakis këtë javë, duke shtuar se ai ishte i vendosur të eliminonte faktorët që çuan në katastrofë./VOa/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
A do ta mbështesin kurdët Kiliçdaroglun? –

A do ta mbështesin kurdët Kiliçdaroglun? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi –

11:08 | 14/12/2025
Hetim i madh në Elbasan/ Dy biznese dhe 16 individë në shënjestë –

11:06 | 14/12/2025
Trimoshat nuk pranuan të dorëzonin patllaken të dera –

10:32 | 14/12/2025
“Shpërdorimi i detyrës nuk është korrupsion”, Kryeministri Rama i jep direktiva kreut të ri të SPAK, përshëndet edhe Dumanin –

10:06 | 14/12/2025
Gjykatës e Prokurorë morën kompetenca e kryeministrit –

09:50 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi –
  • Hetim i madh në Elbasan/ Dy biznese dhe 16 individë në shënjestë –
  • Trimoshat nuk pranuan të dorëzonin patllaken të dera –
  • “Shpërdorimi i detyrës nuk është korrupsion”, Kryeministri Rama i jep direktiva kreut të ri të SPAK, përshëndet edhe Dumanin –
  • Gjykatës e Prokurorë morën kompetenca e kryeministrit –
  • Protesta e fermerëve grekë bllokon sërish sot rrugën Kakavijë–Janinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi –
  • Hetim i madh në Elbasan/ Dy biznese dhe 16 individë në shënjestë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com