Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas depozitimit në KQZ të kërkesës për regjistrimin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Alibeaj thotë se kjo kërkesë përmban shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD.
“Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale”, shkruan Alibeaj.
Ai thotë se Celibashi duhet të shmangë regjistrimin e koalicionit.
“PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozërisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD. Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit”, tha Alibeaj.