Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë i finalizuar mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK ku është vënë në pranga kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.
Burime bëjnë me dije për Panorama TV, se bashkë me Allën janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.
Dyshohet se bashkia e Bulqizës ka firmosur dy tendera mbi 200 mijë euro për asfaltime rrugësh. Dyshimet janë se komisioni i ofertave ka skualifikuar ofertat më të mira dhe kanë favorizuar një tjetër që nuk i përmbushte kriteret.
Urdhër ndalimet janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkimet të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.
Arrestimi i Lefter Allës vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.