Skandali/ Gjykata ndau nënën nga fëmija i porsalindur, asnjë reagim – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Gjykata ndau nënën nga fëmija i porsalindur, asnjë reagim –

12:25 | 15/03/2023
në Uncategorized
0

Diana Bahçja do të duhet të ishte pranë fëmijës së saj të porsalindur por ndodhet në ambientet e burgut të grave në Tiranë. Prej një jave, Diana është arrestuar dhe po vuan dënimin në një rrethanë të pazakontë.

Edhe pse kanë kaluar 24 orë që prej momentit kur ngjarja është bërë publike, asnjë nga institucionet shqiptare, si Avokati i Popullit apo Presidenti i Republikës që kanë tagër në këtë fushë nuk kanë reaguar për të bërë lehtësimin e situatës së Dianës.

Çfarë ka ndodhur me Diana Bahçjan?

Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte.

Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare.

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Sherr i llojit “Tajson-Hollifilld” mes shqiptarëve –

Sherr i llojit “Tajson-Hollifilld” mes shqiptarëve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

14:07 | 24/04/2026
80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

14:01 | 24/04/2026
Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu –

13:23 | 24/04/2026
Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër Edi Ramës dhe narkoministrave –

13:05 | 24/04/2026
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK –

12:45 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –
  • 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –
  • Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu –
  • Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër Edi Ramës dhe narkoministrave –
  • I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK –
  • Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –
  • 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com