“Do ishe më mirë e vdekur apo e gjallë”, Pyetësor makabër në kopsht – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do ishe më mirë e vdekur apo e gjallë”, Pyetësor makabër në kopsht –

22:21 | 14/03/2023
në Uncategorized
0

Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një pyetësor që i është dhënë bashkëshortes së tij nga edukatorja, ditët e fundit. Ky pyetësor përmban pyetje të çuditshme, absurde dhe të konsideruara nga psikologët si të dëmshme dhe për më tepër të formuluar me një gjuhë të papërshtatshme.

“Do ishe më mirë e vdekur apo e gjallë?”/

Pyetësori

Denoncuesi: Ju kam thirrur për një shqetësim shumë të madh. Jam llahtarisur, kur bashkëshortja ime, u kthye nga kopshti, pasi unë kam një çun në kopsht, kopsht publik këtu në Vlorë…, pashë, që më erdhi me një letër dhe më tha:” Shiko, se ça më ka dhënë edukatorja”! Ç’të shikoja, o vëlla?! Ishin ca pyetje, që i bëheshin gruas sime. Nuk di, ç’të them! Ishte një formular, që nuk kishte shpjegim. Nuk kishte një qëllim, se për çfarë bëhej. Thjesht, nusja më tha, që ia ka dhënë edukatorja dhe duhej ta dorëzoja patjetër në kopsht, të nesërmen. Kush po e bën këtë lloj gjëje? Jemi shumë të shqetësuar si prindër të këtij fëmije. Dhe, më e keqja është se, mua më është pyetur fëmija pa miratimin tim si prind. Unë nuk kam dijeni, se çfarë pyetje i është bërë fëmijës. Në kopsht nuk jepet asnjë lloj shpjegimi. Ka, apo nuk ka kontroll këtu? Ça bëhet, o vëlla?

Nënave u kërkohet të shkruhet emri dhe mbiemri i fëmijës, mosha e nënës dhe kur e ka lindur fëmijën, arsimi i saj, arsimi i babait, vendi i tij i punës. Po ashtu ato duhet t’u japin përgjigje pyetjes: “Mendon, se do ishe më mirë e vdekur, ose se mund të dëmtosh veten me ndonjë lloj mënyre?”

Alternativat, nga të cilat duhet të zgjedhin, janë: fare, disa ditë, më shumë se gjysmën e kohës, pothuaj çdo ditë.

Prindërit thonë, se janë pyetur edhe të miturit pa miratimin e tyre dhe nuk dihet se çfarë pyetjesh u janë bërë.

Gazetari: Jua kanë dhënë edukatoret këtë formular?

Prindi 1: Po! Nuk e di, kush i kishte sjellë nga Tirana.

Gazetari: E keni plotësuar, ju?

Prindi 1: Po! Mua m’u duk pa lidhje. Për të plotësuar, e plotësova, por nuk m’u duk ndonjë…

Gazetari: Pyetja e fundit: “Mendon, se do ishe më mirë e vdekur…”

Prindi 1: Po, kjo e fundit ishte një…, kot. Ishin të gjitha pa lidhje.

Gazetari: Po fëmija, është pyetur?

Prindi 1: Po! Më thanë, që është pyetur.

Gazetari: E ke marrë këtë formular, ti?

Gazetari: E si të është dukur?

Prindi 2: Ai ka ca gjëra…

Prindi 2: Të tipit që: “Do të vrasësh veten, apo je i vdekur…”Në qoftë se unë jam në atë fazë, nuk jam në gjendje të plotësoj formularin.

Gazetari: Është pyetur fëmija yt?

Prindi 2: Ndoshta, nga ndonjë psikologe, nuk e kam idenë.

Gazetari shkon tek kopshti numër 9

Gazetari: Jeni në dijeni të këtij formulari?

Edukatorja: Diku, 1 muaj, kanë ardhur disa vajza.

Gazetari: Të cilat përfaqësonin?

Edukatorja: Më duket, se ishin nga Infermieria, nuk e di tani, nuk jam e sigurtë. Ato na folën për diçka, që duhet të plotësonin një formular prindërit.

Gazetari: Ky formulari, si është plotësuar? U është dhënë të gjitha nënave?

Edukatorja: Jo të gjithave, sepse ne kemi proceduar klasa-klasa.

Gazetari: Po fëmijët, janë pyetur?

Edukatorja: Fëmijët për këtë, jo, nuk janë pyetur.

Gazetari: U janë bërë pyete të tjera, ndoshta, ose…?

Edukatorja: Po! Na  ka ardhur një grup nga Universiteti i Infermierisë, një studim, që bëhej për të parë zhvillimin e fëmijëve.

Gazetari: Është marrë miratimi i prindërve me shkrim për pyetjen e fëmijëve?

Edukatorja: Jo, nuk kam informacion.

Gazetari: Pse nuk është marrë?

Edukatorja: Nuk është marrë.

Fjona Cukani, nga Sektori i Arsimit në bashkinë e Vlorës thotë, se kërkesa për këtë pyetësor ka ardhur nga Universiteti “Ismail Qemali” nga Fakulteti i Infermierisë. Ky projekt ka fituar në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Sipas saj, sapo ka marrë dijeni për përmbajtjen e papërshtatshme, ka komunikuar me të gjitha kopshtet, për të bllokuar formularin.

Fjona Cukani, Sektori i Arsimit Bashkia Vlorë: Na ka ardhur në tetor një kërkesë nga Universiteti “Ismail Qemali”, saktësisht nga Fakulteti i Infermierisë. Ka fituar në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe ka aprovuar projektin e vlerësimit dhe zhvillimit psikomotor socio-emocional të fëmijëve 0-6 vjeç. Në momentin, që jemi vënë në dijeni për faqen e fundit, unë kam komunikuar me të gjitha kopshtet, përsa i përket përmbajtjes, duke u thënë: “Ju lutem, bllokoni formularin”. Në të njëjtën kohë, unë komunikoj edhe me dekanen e universitetit, sepse ne jemi vënë në dijeni vetëm të një grafiku, që përfaqësuesit e Infermierisë kanë bërë nëpër kopshte.

Gazetari: Duhet të jenë komisionet tuaja, grupet tuaja, që të shkojnë e të shohin, se ç’bëhet nëpër këto institucione!

Fjona Cukani, Sektori i Arsimit Bashkia Vlorë: Nuk jam mjaftuar me përgjigjen e dekanes dhe po vazhdojmë të marrim të gjitha masat. Të njëjtin shqetësim dhe dhjetëfish më të madh se ty, e kam dhe e ndiej.

Nga ana tjetër, Aurela Saliaj, dekane në Universitetin “Ismail Qemali” , thotë se nuk e kupton, ku është shqetësimi. Madje edhe pyetja “nëse do të ishe më mirë e vdekur apo e gjallë”, asaj i duket një pyetje shpëtuese.

Aurela Saliaj, dekane, Universiteti “Ismail Qemali”: Unë, fillimisht do doja vërtet, se shoh këtë shqetësimin, kush (cili) është shqetësimi?

Gazetari: “Mendon, se do ishe më mirë e vdekur, ose se mund të dëmtosh veten me ndonjë lloj mënyre?” E quani ju shqetësim këtë? Pra, ju duket një pyetje normale?

Aurela Saliaj, dekane: Këto pyetje janë qartësisht për një adult. Unë dua ta nis nga “A”-ja, që është vullnetarizmi në pjesëmarrje në këtë studim dhe anonimati.

Aurela Saliaj, dekane: Po, është kaq shabllon, (pyetja) se është shkalla më e lartë e depresionit.

Gazetari: “Do ishe më mirë e vdekur?”

Aurela Saliaj, dekane: Po kështu është në anglisht ajo. Mbase, ato vajzat, mund të ishin treguar pak më elokuente, por thelbi ky është. Në qoftë se ti e ke si mendim, që “ndihesh keq”, ”jam i dështuar”, “dua të vdes”, “pse po rroj unë?”, “po rroj kot?” , kjo është pyetja e fundit. Është pika maksimale e depresionit dhe pas kësaj vjen vetëvrasja, në qoftë se arrin njeriu aty. Po ajo nuk është ndonjë gjë, se thotë: “Jo, jo, jo, nuk jam në atë pikë”!

Aurela Saliaj, dekane: Unë, po të kem fëmijë, do jem e para, që do jem e interesuar, në qoftë se një edukatore, një kujdestar, një pastruese, po edhe një prind fëmije, kush i rri vërdallë fëmijës sim, ka mendime të tilla depresive, sepse është një ambient psiko-emocional, jo i shëndetshëm për fëmijën. Ky është synimi i projektit tonë.

Gazetari: Ka të tjera mënyra, në gjykimin tonë dhe në gjykimin e specialistëve.

Aurela Saliaj, dekane: Ok, edhe hajde e diskutojmë. Ku është dëmi këtu, në qoftë se unë ta bëj ty këtë pyetje? Ku është dëmi? Ku është dëmi për fëmijën, gjithmonë?

Gazetari: Nëse unë do isha një nënë në depresion e sipër, kjo pyetje do më ndihmonte mua të ndërmerrja veprime shumë negative.

Aurela Saliaj, dekane: E ke gabim! Kjo pyetje do të ishte shpëtuese!/tvklan.al

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Olta debat të ashpër me Dean: Je ndikuar nga… –

Olta debat të ashpër me Dean: Je ndikuar nga... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa nga kriza e naftës –

10:13 | 18/04/2026
Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit –

09:37 | 18/04/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina –

09:11 | 18/04/2026
Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë –

08:47 | 18/04/2026
Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si më e pasura me qytetarët e saj –

08:13 | 18/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa nga kriza e naftës –
  • Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit –
  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina –
  • Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë –
  • Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si më e pasura me qytetarët e saj –
  • Këmbimi valutor 18 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa nga kriza e naftës –
  • Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com