Projekt-rezoluta, Parlamenti Evropian shuplakë qeverisë Rama – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projekt-rezoluta, Parlamenti Evropian shuplakë qeverisë Rama –

18:05 | 13/03/2023
në Uncategorized
0

Raporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos hartoi një nga projekt-rezolutat më kritike të viteve të fundit kundër qeverisë shqiptare, duke kritikuar planet për amnisti fiskale dhe pasaporta të arta, duke shprehur keqardhje për mungesën e progresit në liritë themelore si dhe shqetësimet për mungesën e transparencës dhe të konkurrencës në prokurimet publike apo në koncesione.

Projekt-rezoluta u publikua javën e kaluar në faqen e internetit të Parlamentit Evropian dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në javët në vijim. [Link projektrezoluta]

Ajo vëren progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi, ndërsa bën thirrje që palët politike të angazhohen në ndërmarrjen e masave për shqetësimet e lidhura me financimin e partive.

“[Parlamenti Evropian] shpreh shqetësimin në mungesën e progresit për arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësit politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri,” thuhet në projektrezolutë.

“[Parlamenti Evropian] dënon përpjekjet për të diskretituar reporterët dhe për të mbajtur në mënyrë arbitrare informacionin publik si dhe dështimin për të siguruar sigurinë e gazetarëve,” thhet më tutje, ndërsa autoriteteve u kërkohen të ndëmarrin “masa të menjëhershme” kundër ndikimit politik dhe ekonomik në media dhe kundër frikësimit të gazetarëve.”

Shqipëria ka shënuar “jo progres” përgjatë dy viteve të fundit në drejtim të lirisë së medias në raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian. Shqetësimet kryesore lidhen me presionet politike, kryesisht nga qeveria, kundër gazetarëve, ku vetë kryeministri ka marrë rolin e disiplinuesit. Financimet e drejtpërdrejta të medias nga agjenci të ndryshme qeveritare, pa transparencë dhe me prokurim të drejtpërdrejtë kanë qenë një shqetësim tjetër.

Projekt-rezoluta “shpreh shqetësimin” në lidhje me aspektet e projektligjit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportave në shkëmbim të investimeve dhe i konsideron këto sema “të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave”.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka propozuar dy herë deri më tani dhe vijon të këmbëngulë në planet për një amnisti fiskale, në të cilën, sipas saj, do të amnistohen paratë e fituara jashtë sistemeve fiskale në Shqipëri dhe jashtë vendit, por që ekspertët besojnë se do t’i hapë rrugë legalizimit të parave të pista të drogës dhe të korrupsionit.

Qeveria ka miratuar sakaq një vendim që i hap rrugën promovimit të pasaportës shqiptare për të huajt që bëjnë investime, ndërsa Bashkimi Evropian ka kërkuar anulimin e kësaj skeme dhe ka kërcënuar me pezullimin e lëvizjes së lirë. Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse ka në plan të tërhiqet apo jo, por ajo ka premtuar në kontratën e koncesionit për pallatet në portin e Durrësit se blerësit do të kenë të drejtë të aplikojnë për ‘pasaportë të artë’. Vendimi i qeverisë, i miratuar në parlament nga shumica socialiste, për të privatizuar tokën e Portit të Durrësit për ndërtim pallatesh, në një marrëveshje të arritur përmes negociatave private, përbën shqetësimin tjetër të projekt-rezolutës, e cila “thekson detyrimin e autoriteteve për transparencë dhe garë në prokurimet publike, kontratat e qeverisë, privatizimet, ndihmën shtetërore dhe procedurat koncesionare”.

Të hapen dosjet

Projekt-rezoluta prek për herë të parë problemin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, një temë delikate për të cilën, shumica dërrmuese e aktorëve politikë, nga socialistët te demokratët apo te Partia e Lirisë së Ilir Metës, janë në mënyrë të pazakontë, në një mendje.

Dosjet e Sigurimit të Shtetit vijojnë të jenë sekret shtetëror afro 32 vjet pas rënies së Komunizmit, me një institucion të ngarkuar për t’i ruajtur ato. Herën e fundit kur kjo çështje u debatua, vitin e kaluar, kur socialistët pretenduan se kishin zbuluar Ilir Metën si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit dhe kërkuan ndryshime ligjore për të mundësuar hapjen e dosjes përkatëse. Por socialistët e bënë të qartë se dosjet do të vijojnë të mbeten sekret shtetëror pa afat, ndërsa grupi i rithemelimit të ish-presidentit Sali Berisha nuk propozoi hapje dosjesh dhe vetë Meta deklaroi se dosjet duhen mbajtur mbyllur për të mbrojtur nga shqetësimet fëmijët e spiunëve. Grupi i Partisë Demokratike zyrtare propozoi fillimisht hapjen e dosjeve, por pastaj u bashkua me socialistët në një skemë e cila u konsiderua si një lojë propagandistike që në fakt, u mban dosjet mbyllur pavarësisht se palët pretenduan ndryshe.

Ndërkohë, projekt-rezoluta e Parlamentit Evropian “bën thirrje për nevojën për plotësimin e procesit të deklasifikimit të dosjeve të kohës së komunizmit dhe bërjes së tyre të disponueshme për kërkuesit dhe për publikun e gjerë, në mënyrë që të përparohet në drejtësi dhe ripajtim.”

/BIRN/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Besoj që del… (VIDEO) –

Besoj që del... (VIDEO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

23:07 | 27/03/2026
Të pranohen mendimet ndryshe –

Të pranohen mendimet ndryshe –

22:44 | 27/03/2026
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

22:26 | 27/03/2026
Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

22:08 | 27/03/2026
Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta –

21:42 | 27/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –
  • Të pranohen mendimet ndryshe –
  • Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –
  • Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –
  • Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta –
  • Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –
  • Të pranohen mendimet ndryshe –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com