Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u pyet nga gazetarët se a do të regjistrohet PD në zgjedhje. Celibashi tha se vendimi do të merret pasi të kalojnë 24 orë.
Pyetja: A do regjistrohet PD në zgjedhje?
Celibashi: Vendimmarrjen do ta marr pasi të kalojnë 48 orë.
Pyetja: A jeni më afër regjistrimit të Bashës, pse emëruat komisionerët mbrëmë?
Celibashi: Vendimmarrja e KQZ e çfarë ndodh është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ajo u imponua nga rrethanat, nga procedurat që duhet të kryejë një komision.
Nuk është rasti i parë që nuk bëhen në mbledhje publike. Janë bërë një pjesë, një pjesë jo.
The post Do regjistrohet PD në zgjedhje? Celibashi: Vendimin do ta marr.. appeared first on 27.










