Mbi 1 mijë emigrantë që ikin në Itali janë të rrezikuar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 1 mijë emigrantë që ikin në Itali janë të rrezikuar –

08:59 | 11/03/2023
në Uncategorized
0

Roja bregdetare italiane bëri operacione të shumta shpëtimi për të shpëtuar qindra emigrantë që kishin mbushur disa varka përreth bregdetit italian, vetëm dy javë pasi të paktën 73 persona u mbytën pasi u përplas varka e tyre. Në një deklaratë të rojes bregdetare thuhet se “mbi 1 mijë persona janë në rrezik”.

Presidenti i rajonit jugor Kalabria, Roberto Occhiuto, tha se gjithsej 1300 emigrantë ishin në këto varka, për të cilat agjencia kufitare Frontex e BE-së tha se mund të përballeshin me probleme.

Tre mjete të rojës bregdetare po përpiqeshin të merrnin rreth 500 emigrantë nga një varkë e ndodhur rreth 110 km në jug të qytetit kalabrez Crotone, pranë vendit ku ndodhi tragjedia e 26 shkurtit. Roja bregdetare tha gjithashtu se pati dërguar mjete të tjera për të shpëtuar 800 emigrantë të gjendur në dy varka të tjera më thellë në det. Një anije e marinës italiane gjithashtu u dërgua me shpejtësi në zonë për të ndihmuar. “Operacionet e shpëtimit janë në veçanti komplekse për shkak të numrit të madh të njerëzve në këto varka”, njoftoi roja bregdetare.

Në një tjetër incident të mëparshëm të premten, roja bregdetare mori rreth 500 emigrantë pranë ishullit jugor italian Lampedusa, njoftuan mediat lokale.

“Gjatë ditëve të fundit kemi parë një rritje të përpjekjeve për të kaluar Mesdheun Qendror”, u shpreh Frontex në një deklaratë.

“Vetëm nga dje, avionët dhe dronët tanë kanë pikasur 20 varka me qindra emigrantë që u ishin drejtuar brigjeve italiane. Kushtet e motit do të përkeqësohen në orët në vazhdim”.

Kapacitet e kërkim-shpëtimit në det të Italisë janë vënë në epiqendër të vëmendjes pas përplasjes së varkës më 26 shkurt pranë Kalabrisë. Kufoma e një djali të ri u gjend të premten, duke e rritur kështu numrin e viktimave në 73, ndërkohë që shumë emigrantë figurojnë të zhdukur.

Mjetet detare të policisë ishin përpjekur, por nuk arritën të kapnin varkën e tyre prej druri për shkak të motit të pafavorshëm dhe roja bregdetare, e pajisur më mirë për të përballuar detin e trazuar, nuk u aktivizua menjëherë.

Qeveria e djathtë e Kryeministres Giorgia Meloni u përgjigj të enjten me dënime më të ashpra me burg për kontrabandistët e emigrantëve dhe u zotua të ndalojë udhëtimet e tyre të paligjshme me varka, ndërsa hapi kanale të ligjshme për emigrimin.

Qeveria miratoi një dekret në fund të vitit të kaluar për të marrë masa kundër anijeve të shpëtimit të organizatave bamirëse, por qëllimi i saj i deklaruar për të frenuar kalimet e emigrantëve nuk ka patur sukses.

Më shumë se 3,000 persona kanë arritur në Itali që nga e mërkura, krahasuar me rreth 1,300 persona për të gjithë marsin e vitit të kaluar.

Rreth 1,869 emigrantë në 41 varka mbërritën vetëm në Lampedusa të enjten, tha agjencia e lajmeve ANSA, duke e quajtur këtë një rekord të të gjitha kohërave për zbarkimet në një ditë të vetme./VOA

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim –

Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 29 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:04 | 29/04/2026
Kosova nuk del dot nga kriza, dështon votimi për presidentin dhe vendi shkon në zgjedhje –

07:58 | 29/04/2026
Pa luftë reale ndaj korrupsionit, nuk ka BE –

07:54 | 29/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 29 Prill 2026 –

07:32 | 29/04/2026
Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

23:33 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 29 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kosova nuk del dot nga kriza, dështon votimi për presidentin dhe vendi shkon në zgjedhje –
  • Pa luftë reale ndaj korrupsionit, nuk ka BE –
  • Parashikimi i motit për sot, 29 Prill 2026 –
  • Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –
  • PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 29 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kosova nuk del dot nga kriza, dështon votimi për presidentin dhe vendi shkon në zgjedhje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com