Mediat shtetërore iraniane raportuan të premten se Arabia Saudite dhe Irani janë pajtuar për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe për rihapjen e ambasadave.
Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, tha se Ali Shamkhani, drejtor i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare, është takuar me homologun saudit, Mosaed bin Mohammad Al-Aiban, në Pekin, ku është arritur marrëveshja, raporton televizioni CNN.
Në anën tjetër, Arabia Saudite ende nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për këtë çështje.
Arabia Saudite i prishi marrëdhëniet me Iranin më 2016, pasi protestuesit iranianë e sulmuan ambasadën saudite në Teheran pas ekzekutimit të një kleriku shiit në Arabinë Saudite.
Objektet për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe janë sulmuar viteve të fundit nga forca që besohet se ishin të përkrahura nga Irani, përfshirë rebelët Houthi të Jemenit.
nacionale
The post Dy rivalët historikë drejt pajtimit appeared first on 27.










