Grupi privat i mercenarëve, “Wagner”, duket se po bën një pushim taktik në Bakhmut, ka thënë Instituti për Studimin e Luftës, i cili e ka qendrën në SHBA. Ky institut beson që grupi famëkeq është duke pritur që të arrijnë përforcime të mjaftueshme të forcave të rregullta ruse para se të marrë rol dytësor në betejën e ashpër që nga fillimi i luftës, shkruan gazeta “The Guardian”.
“Arritja e një numri të ngritur të forcave të rregullta ruse në zonë mund të sugjerojë se forcat ruse synojnë që ta fillojnë kulmimin e mundshëm të operacioneve të ofensivës së “Wagner”-it në Bakhmut me trupa të reja të rregullta”- thuhet në përditësimin e këtij instituti.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuara ka raportuar se numri i të vdekurve nga sulmet e së enjtes në Ukrainë ka shkuar në 11, dy më shumë se numri i raportuar të enjten nga shërbimet emergjente.
Rusia të enjten e kreu fushatën më masive të sulmeve ndaj Ukrainës në tri javët e fundit, përfshirë përdorimin e gjashtë raketave hipersonike, të cilat mund ta shmangin sistemin e mbrojtjes kundërajrore.
Të paktën gjashtë persona u vranë nga një sulm në një zonë banimi në rajonin perëndimor të Lvivit, 700 kilometra larg vijës së frontit. Tri ndërtesa u shkatërruan nga zjarri pas sulmit me raketë dhe punëtorët e shpëtimit po kërkonin nën rrënoja për të mbijetuar të mundshëm.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia hodhi gjithsej 81 raketa si dhe përdori tetë dronë të llojit “Shahed”. Këto forca pretenduan se kanë rrëzuar 34 raketa dhe katër dronë.
Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka kryer një “sulm masiv hakmarrës” për një sulm matanë kufirit javën e kaluar. Kjo ministri pretendoi se forcat ruse i kanë goditur të gjitha caqet e synuara.