Sefa blen 750 mln lekë asfalt, rrugët e nisura i ka lënë përgjysmë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sefa blen 750 mln lekë asfalt, rrugët e nisura i ka lënë përgjysmë –

15:03 | 07/03/2023
në Uncategorized
0

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, është shembulli konkret se si drejtuesit tanë e zgjidhin qesen e fondeve vetëm për propagandën elektorale. Në shumë raste, Gijotina.com ka denoncuar se si bashkitë shpenzojnë miliona për t’u hedhur pak asfalt rrugëve që të duken bukur në fushatë zgjedhore. Me tenderin e fundit të zhvilluar nga Sefa duket tregohet qartë pse ne e quajmë asfalt elektoral.

Kryetarja ka regjistruar në fillim të këtij muaji tenderin me objekt: “Blerje materiale për shtrimin me asfalt të rrugëve në territorin e Bashkisë Lushnje”, ndarë në lote.

Për të blerë asfalt dhe bitum, Sefa do të shpenzojë 700 milionë lekë ose 6.10 milionë euro.

Me këto para, sipas ekspertëve, mund të ishin rikonstruktuar të gjithë rrugët kryesore të qytetit të Lushnjës. Por, Sefa po i shfrytëzon për asfalt që do të mbulojë sa më shumë gropa, ku janë vjedhur para.

Nga shifra e lartë shohim qartë që kemi të bëjmë me shpenzim elektoral. Ndërkohë, duke parë abuzimet e mëparshme me prokurimet, shtohen dyshimet, nëse ky asfalt do të rregullojë rrugët e amortizuara, apo do të shpërdorohen paratë. Qysh kur ka marrë ka marrë detyrën, Sefa zhvillon shpesh tenderë për rrugët, por premtimet nuk i mban.

Mashtrimet e Eriselda Sefës

Kujtojmë se në mars të vitit që lamë pas, Eriselda Sefa  prezantoi projektin me vlerë 60 milionë lekë, përmes të cilit premtoi se do të investojë për sistemimin dhe asfaltimin e disa segmenteve rrugore në Lushnje. Eriselda Sefa tha në atë kohë se do të ndërhyhej për shtrimin brenda vitit në segmentet “Taulla Sinani – Esma Dervishi”, rrugën “Shpresa”, rrugën e Repartit në Zhamë Sektor, rrugën “Jakov Xoxa” dhe vazhdimin e Unazës, si dhe një ndërhyrje në infrastrukturën unazës së ish Depos së Duhanit.

Por, të paktën deri në janar të këtij viti, punimet në këto segmente nuk kanë përfunduar. Po ashtu, Sefa gjithë vitin 2020 ka nënshkruar shumë kontrata për asfalt.

Në foton e mëposhtme shohim se rikonstruksioni i segmentit rrugor “Taulla Sinani – Esma Dervishi” në këtë lagje është me shumë vonesë në raport me afatin. Theksojmë se kontrata u nënshkrua në gusht të vitit 2022 me fitues “COMPANY RIVIERA 2008 SHPK”. Lidhur me këtë, përcaktohej që punimet të përfundonin pas 2 muajsh e gjysmë, pra në nëntor 2023.

Rruga “Taulla Sinani”, foro janar 2023

Të njëjtin fat ka pësuar edhe rruga “Jakov Xoxa”, e cila ndodhet në një nga lagjet kryesore të qytetit. Tenderin për asfaltimin e kësaj rruge e fitoi kompania “SHKELQIMI 07 SHPK” në gusht të vitit 2022.

Bashkia Lushnje, në 31 Gusht 2022 njoftoi nisjen e punimeve përmes një postimi në rrjetet sociale. Afati i punimeve ishte 56 ditë kalendarike, që do të thotë se rruga duhet të kishte përfunduar në 26 Tetor. 10 milionë lekë ikën, ndërsa rruga ka mbetur në gjendje skandaloze

Rruga “Jakov Xoxa”, Dhjetor 2022

Gjatë verifikimit në terren, në muajin nëntor, “Faktoje” konstatoi se rruga ishte ende gërmadhë. Dy ekskavatorë ishin të parkuar anës rrugës. Tre punëtorë që ndodheshin aty, po vijonin punën.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me segmentet e tjera, pasi deri në janar të 2023 punimet nuk kanë përfunduar në asnjë prej rrugëve. Secila prej kontratave ka shkelur afatin me të paktën 6 muaj, ndërsa nuk dihet ende sa do të zgjasin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Koncerti kthehet në tragjedi, dy të vdekur dhe tetë të plagosur –

Koncerti kthehet në tragjedi, dy të vdekur dhe tetë të plagosur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që janë në garë –

Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që synojnë “vendin” e Altin Dumanit –

08:48 | 11/12/2025
Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që janë në garë –

Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që janë në garë –

08:40 | 11/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 11 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:32 | 11/12/2025
Aksident në aksin Fier-Levan, autobusi përplaset me makinën dhe përfundon në kanal –

08:14 | 11/12/2025
Priten debate në Kuvend/ Nga Avokati i Popullit, tek interpelanca me Ramën dhe raporti i OSBE për 11 Majin –

08:12 | 11/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që synojnë “vendin” e Altin Dumanit –
  • Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që janë në garë –
  • Këmbimi valutor 11 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Aksident në aksin Fier-Levan, autobusi përplaset me makinën dhe përfundon në kanal –
  • Priten debate në Kuvend/ Nga Avokati i Popullit, tek interpelanca me Ramën dhe raporti i OSBE për 11 Majin –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 11 dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që synojnë “vendin” e Altin Dumanit –
  • Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që janë në garë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com