SHBA/ Kongresi, pranë dhënies fund zyrtarisht të luftës në Irak – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Kongresi, pranë dhënies fund zyrtarisht të luftës në Irak –

12:05 | 07/03/2023
në Uncategorized
0

Ligjvënësit amerikanë do të ndërmarrin një hap të rëndësishëm këtë javë drejt shfuqizimit të një autorizimi të pushtetit presidencial për luftë, që ka ekzistuar për disa dekada, pasi një përpjekje për të rivendosur autoritetin në Kongres, duket se ka fituar mbështetje në rritje.

“Si demokratët dhe republikanët kanë arritur në të njëjtin përfundim: ne duhet ta lëmë pas nesh luftën në Irak njëherë e përgjithmonë. Dhe për këtë, duhet të shfuqizojmë autoritetin ligjor që nisi luftën”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer javën e kaluar, duke vlerësuar përpjekjet dypartiake.

Ligjvënësit kanë bërë përpjekje të shumta vitet e fundit për të shfuqizuar Autorizimet e vitit 2001 dhe 2002 për Përdorimin e Forcës Ushtarake, të miratuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke u dhënë presidentëve amerikanë kompetenca të gjera për të kryer operacione ushtarake, pa të drejtën kushtetuese të Kongresit për miratim.

Deri më sot, çdo përpjekje ka dështuar mes kritikave se shfuqizimi i këtyre autorizimeve rrezikon sigurinë kombëtare të SHBA dhe forcat amerikane jashtë vendit.

Përveç shfuqizimit që autorizonte luftën e vitit 2003 në Irak, legjislacioni në shqyrtim këtë javë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit do të shfuqizonte gjithashtu autorizimin e vitit 1991 që lejoi Presidentin George Herbert Walker Bush të dërgonte forca në Irak.

“Iraku është një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara në avancimin e sigurisë dhe stabilitetit të Lindjes së Mesme. Fatkeqësisht, sipas këtyre ligjeve që janë ende në fuqi, Iraku është ende teknikisht një armik i Shteteve të Bashkuara,” tha senatori republikan Todd Young, një mbështesës i legjislacionit. “Kjo mospërputhje dhe pasaktësi duhet të korrigjohet. Kongresi duhet të bëjë punën e tij dhe të marrë seriozisht vendimin që jo vetëm ta detyrojë Amerikën në luftë, por të thotë në mënyrë të. prerë se ne nuk jemi më në luftë”.

Presidentët e të dyja palëve kanë përdorur autorizimin e vitit 2002 si justifikim për veprimet ushtarake përtej qëllimit të tij fillestar. Në vitin 2014, presidenti demokrat Barack Obama përdori autorizimin për të justifikuar sulmet ajrore pa miratimin e Kongresit kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Presidenti republikan Donald Trump përdori të njëjtin autorizim në 2020 për të justifikuar sulmin ajror që vrau gjeneralin iranian Qassim Suleimani në Irak.

Një gamë e gjerë ligjvënësish amerikanë mbështesin tani legjislacionin, duke argumentuar se Kongresi ka neglizhuar përgjegjësitë e tij kushtetuese për disa dekada. Hera e fundit që Kongresi përdori zyrtarisht pushtetin e tij për të shpallur luftë ishte në vitin 1942 kundër Rumanisë, Bullgarisë dhe Hungarisë. Që nga ajo kohë, Kongresi u ka dhënë presidentëve amerikanë autoritet më të gjerë për të kryer operacione ushtarake.

“Kongresi është përgjegjës për shpalljen e luftërave dhe përfundimin e tyre, sepse vendimet po aq të rëndësishme sa për dërgimin ose jo të trupave tona në rrezik, kërkojnë një diskutim të kujdesshëm dhe konsensus”, tha senatori demokrat Tim Kaine, një tjetër bashkësponsor i legjislacionit. “Autorizimet e vitit 1991 dhe 2002 nuk janë më të nevojshme, nuk shërbejnë për asnjë qëllim operacional dhe rrezikojnë keqpërdorimin e mundshëm”.

Pasi legjislacioni të kalojë në komision, ai do të shkojë për një votim të plotë në Senatin me shumicë demokratike. Pritet të ketë mbështetje të mjaftueshme republikane për ta miratuar . Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokratike shfuqizoi autorizimin në vitin 2002 me një votim 268-161 në qershor 2021, por projektligji nuk arriti të miratohej në Senat. Autorizimi i vitit 2001 për luftën e SHBA-së në Afganistan mbetet gjithashtu ligj, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për një shfuqizimin.

VOA

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Qytetarët mitrovicas reaguan në lidhje me takimin Kurti-Vuçiç –

Eksperti i politikës jep mendimin e tij për dialogun Kurti-Vuçiç -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –

19:32 | 08/12/2025
Duhet të bëhemi bashkë… –

Duhet të bëhemi bashkë… –

19:00 | 08/12/2025
Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –

18:46 | 08/12/2025
C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –

18:14 | 08/12/2025
Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre –

18:00 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –
  • Duhet të bëhemi bashkë… –
  • Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –
  • C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –
  • Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre –
  • “PD nuk mund të presë radhë pushtetesh”/ Ish-kandidati për deputet kërkon analizën e PD-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –
  • Duhet të bëhemi bashkë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com