A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?

16:19 | 06/03/2023
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.

Marrëveshja – për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve – nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

Vlen të përmenden disa pika të saj.

Një zyrtar i lartë i BE-së, i afërt me këto zhvillime, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tekstit i mungon validiteti pa një aneks, të cilin pritet ta përgatisin palët para takimit të tyre të ardhshëm, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Ky fakt e bën pikën e 11-të të marrëveshjes, e cila thekson se “të dyja palët duhet të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, pjesën më të rëndësishme.

Plani për këtë udhërrëfyes, i cili përfshin kohën e zbatimit të marrëveshjes, ekziston, por ka ende punë për t’u bërë.

Marrëveshja në thelb është një shtesë e marrëveshjes së arritur më 2013 në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ka paraparë normalizimin e marrëdhënieve, pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008 – veprim që Serbia nuk e ka pranuar kurrë.

Kosova, Serbia dhe BE-ja janë duke tentuar të përditësojnë marrëveshjen e një dekade më parë, për të zhbllokuar rrugën drejt integrimeve evropiane, pa një obligim zyrtar ndaj Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës – të paktën tani për tani.

Ndonëse Serbia i ka hapur negociatat me BE-në një vit pas marrëveshjes së Brukselit, pra më 2014, deri më tani e ka harmonizuar politikën e saj me të BE-së në vetëm dy fusha, nga 34 sa janë në total.

Përderisa pesë vende të BE-së ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ky shtet mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në BE, dhe aplikimi i tij, i dorëzuar vitin e kaluar, ende nuk është trajtuar me seriozitet nga blloku evropian.

Kjo i bie se Prishtina as nuk mund të nisë punën drejt harmonizimit të politikave.

Aspekte tjera të rëndësishme

Një prej pikave më të rëndësishme të marrëveshjes së vitit 2013, është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeministri Kurti e ka ndërtuar një pjesë të mirë të suksesit politik mbi refuzimin për të formuar këtë asociacion, duke argumentuar se një strukturë e tillë do të krijonte probleme të ngjashme me ato të Bosnjë e Hercegovinës, ku entitetet e përqendruara në baza etnike i bëjnë reformat vështirë të realizueshme.

Marrëveshja aktuale nuk e përmend fjalë për fjalë asociacionin, mirëpo e thekson se “Beogradi dhe Prishtina duhet të garantojnë një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në fusha të caktuara, përfshirë ofrimin e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”.

Pyetja është nëse mund të funksionojë një gjuhë e tillë e paqartë.

Ndoshta Kurti mund ta shesë këtë pikë në publik si diçka tjetër dhe jo si Asociacion të komunave me shumicë serbe, ndonëse brumi është i njëjtë, ndërsa Vuçiq, në anën tjetër, të argumentojë se Beogradi ka ende mundësi që të mbështesë politikisht dhe financiarisht serbët e Kosovës.

Prej publikimit të dokumentit të fundit, Vuçiq ka këmbëngulur se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe as nuk do të pranojë që ajo të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, ky qëndrim është në kundërshtim me pikat e marrëveshjes së re, sidomos me pikën 4, e cila qartëson se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në çfarëdo organizate ndërkombëtare”.

Testi real i përparimit mund t’iu prezantohet palëve këtë pranverë.

Fillimisht, Kosova po synon të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, dhe së dyti, 27 vendet anëtare të BE-së do të kuptohet nëse do të arrijnë konsensus për të dërguar në Këshillin Evropian aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Në të dyja rastet, Beogradi besohet se ka punuar në prapaskenë për të penguar përparimin në këto dy drejtime, kanë thënë disa zyrtarë evropianë që kanë njohuri me këto zhvillime, por që nuk janë të autorizuar për të diskutuar këtë temë në media.

Vlen të përmendet, po ashtu, se ndonëse marrëveshja nuk e detyron Beogradin që ta njohë ligjërisht shtetësinë e Kosovës, në marrëveshje përmendet ajo që konsiderohet njohje de facto, duke përfshirë nevojën për “njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore” si dhe këmbimin e misioneve të përhershme në kryeqytetet respektive. /Rel/

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Çfarë duhet të kërkojë qeveria në Samitin e BE –

Ndarja brenda Partisë Demokratike - një lajm i mirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli –

23:19 | 20/01/2026
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions –

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions –

23:07 | 20/01/2026
52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën –

52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën –

22:49 | 20/01/2026
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq –

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq –

22:01 | 20/01/2026
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës –

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës –

21:51 | 20/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli –
  • Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions –
  • 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën –
  • Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq –
  • E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës –
  • Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli –
  • Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com