Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra, dhe i shiste. Sipas policisë rezulton se i riu me iniciale E.B. është dënuar më parë për po të njëjtën vepër penale. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.
29-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasqyrat”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi rezultoi se kishte vjedhur pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara, në lagjen “Kala”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.