Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vulën e PD-së.
Gjatë një interviste në News24, Bylykbashi është shprehur se qëllimi i vendimit është që Partia Demokratike të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit.
Sipas Bylykbashit pas kësaj skeme qëndron kryeministri Edi Rama, pasi Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, nuk kanë këllqe për të ndikuar tek gjyqësori.
“Së pari kur je në proces gjyqësor të atij lloji tensioni është normal. Ajo ishte çështja më e madhe.
Për herë të parë në 32 vjet, partia më e madhe e opozitës dhe padiskutim dhe partia e dytë më e madhe në numër votash në histori me vendim gjykate po rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje. Qëllimi është si të mos lihet PD që të regjistrohet.
Kush mund ta marrë? A mund ta mbajë Alibeaj dhe Basha peng gjykatën? S’kanë këllqe. Këtë e bën vetëm Rama.
Vendim për vulën është një njollë e zezë për drejtësinë”, u shpreh Bylykbashi.