E diela e nesërme (5 mars 2023) është dita e madhe për të gjithë fansat e garave të Formula 1 duke parë që do fillojë sezoni 2023 i turneut automobilistik më spektakolar në planet.
Ditën e sotme është mësuar edhe se kush do të startojë i pari në premierën e sezonit.
Max Verstappen tregon karakter dhe ia del të marrë Pole Position e parë të sezonit të ri. Në provat zyrtare të mbajtura në Bahrein, Verstappen dhe Red Bull i tij i lanë mbrapa të gjithë, pas një përformance fantastike.
Vendi i dytë mbahet nga Sergio Perez i Red Bull. Vendi i 3-të dhe i katërt i takon Ferrarit, me Leclerc dhe Sainz që bënë një paraqitje mesatare. TOP 10 mbyllet nga Hulkenberg. Gara zyrtare do të mbahet nesër dhe po pritet me padurim nga fansat.