Data 6 mars është ditë nderimi për një familje që ka luftuar si dhe është sakrifikuar për trevat e saj. Për ketë qëllim, në komunën e Tetovës të hënën përkujtohet 25 vjetori i sakrificës heroike të familjes Jashari.
Në Akademinë përkujtimore “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” e organizuar nga kjo komunë, pjesëmarrës pritet të jenë personalitete të shquara të politikës dhe arsimit në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipërisë, pa harruar që prezent do të jetë dhe Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari.
Njoftimi i Komunës së Tetovës:
“Komuna e Tetovës, në nderim të luftës së Kosovës dhe sakrificës heroike të familjes Jashari për herë të parë organizon Akademinë përkujtimore “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Në këtë ngjarje të jashtëzakonshme kombëtare që organizohet në qytetin tonë, të pranishëm do të jenë Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, historiani Prof. Dr. Hakif Bajrami, si dhe studiuesi Elvis Hoxha.
Jasharajt janë vetë historia dhe madhështia e kombit shqiptar!
Ditën e hënë, ora 19:00
Pallati i Kulturës Tetovë”