Një tjetër viktimë me origjinë shqiptare është identifikuar sot nga autoritetet greke: studentja Klaudia Lato që jetonte në Larisa ka humbur jetën nga përplasja dhe zjarri që shpërtheu në tren. Më herët u identifikua nga ADN, studentja Ifigjenia Micka.
Tani, pritet të mësohet për fatin e dy shqiptarëve të tjerë, Denis Muço dhe Pavli Bozo. Pavli Bozo prej më shumë se 10 vitesh punonte në trenin numër 62 në sektorin e përgatitjes së ushqimit, kurse familjarët e Denis Muços thanë se djali i tyre ishte në tren, por nuk kanë asnjë kontakt me të.
Klaudia Lato, studente po kthehej në Selanik pas një qëndrimi treditor në Patra dhe mezi priste të kthehej në shkollë. Ajo studionte në Fakultetin e Mjekësisë.
Familja e saj dha një mostër të ADN-së dhe priti rezultatin. Babai i saj u shpreh i shokuar pas tragjedisë: “Ajo është studente. Ajo është duke studiuar për mjekësi. Ne dhamë ADN dhe na thanë shkoni në shtëpi dhe do t’ju thërrasim. Kështu na thanë.
Nga të plagosurit na thanë se nuk ekziston me atë emër. Në të gjitha spitalet në të gjithë Greqinë. Na mori vajza nga Patras dhe na tha kështu e kështu. Ngrihuni shpejt për të shkuar në spital. Motra e saj, vajza ime tjetra”, tha babai i saj.