Lionel Skaloni ka nisur menjëherë punën për Argjentinën e re, skuadrën me të cilën do të kërkojë pas katër vitesh të mbrojë trofeun që ka fituar me shumë mund e vuajtje në Katar 2022.
Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës ka bërë publike sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore ndaj Panamasë dhe Guraçaos, që luhen në javën e fundit të marsit dhe binte në sy se aty ishin të gjithë protagonistët absolutë të Botërorit të fituar në Katar, me në krye Mesin.
Por ndërkohë, kishte edhe surpriza pasi trajneri ka grumbulluar lojtarë të cilët presin të bëjnë debutimin e tyre, edhe pse janë emra pak të njohur për publikun e gjerë.
Spikat mes tyre Valentin Karboni, i cili është pjesë e Interit. Djaloshi i datëlindjes 2005, është grumbulluar rregullisht nga Inzagi me skuadrën e parë, por ka luajtur vetëm 24 minuta në total në këtë edicion.
LISTA
Portierë: Emiliano Martinez, Franko Armani, Geronimo Ruli.
Mbrojtës: Huan Fojth, Gonzalo Montiel, Nahuel Molina, Kristian Romero, Lisandro Martinez, Nikolas Otamendi, German Pecela, Nikolas Taljafiko, Markos Akunja, Lautaro Blanko, Nehuen Perez.
Mesfushorë: Enzo Fernandez, Guido Rodríguez, Leandro Paredes, Rodrigo De Pol, Aleksis Mek Alister, Ezekuiel Palacios, Tiago Almada, Xhovani Lo Celso, Fakundo Buonanote, Maksimo Perrone.
Sulmues: Lionel Mesi, Angel Di Maria, Hulian Alvarez, Lautaro Martínez, Alehandro Gomez, Paulo Dibala, Angel Korrea, Emiliano Buendia, Nikolas Gonzalez, Alehandro Garnaço, Valentín Karboni.