Gjykata e Apelit e Tiranës do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.
Palët kanë dhënë argumentet e tyre të fundit, ndërsa trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.
Grupi i Alibeajt përfaqësohet në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetari i PD-së Berisha është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.
Në fjalën e tij para togave të zeza, Oerd Bylykbashi pretendon se argumentet e Alibeajt nuk qëndrojnë sepse nuk ka tagrin për të qenë ankimues në këtë proces, ndaj dhe kërkesa e tij konsiderohet si ‘nul’, ligjërisht.
Ndërsa e ka mbyllur me kërkesën për të lënë në fuqi vendimin e marrë në shkallën e parë