Motorët do ndizen përsëri të dielën për kampionatin e Formula 1. Ky super turne automobilistik po fillon një sezon me disa ndryshime.
Gara më e madhe e shpejtësisë në botë ka dyfishuar garat sprint këtë vit në gjashtë, të cilat janë, Baku, Spielberg, Spa-Francorchamps, Doha, Austin dhe Sao Paulo. Këto mini-gara do zhvillohen të shtunave. Risi ka për peshën e njëvëndësheve, me 796 kg që është tashmë pesha minimale (pa karburant).
Europa do të humbasë një nga eventet. Formula 1 ka vendosur të mos garojë në Francë me Katarin që ka zënë vendin e shtetit transalpin. Gara e Las Vegas do të zhvillohet në nëntor.
Pilotët më të preferuar nga tifozët, Mick Schumacher dhe Daniel Ricciardo do të jenë në stola si shoferë testues. Për sa i përket pilotëve të tjerë, Sebastian Vettel ka dhënë dorëheqjen ndërsa Nicholas Latifi nuk ka gjetur ekip.
Një nga talentet më premtues mund të konsiderohet piloti australian i McLaren, Oscar Piastri. 21-vjeçari është fitues i Formula 2 dhe Formula 3.