Denoncimi i avokatit të një viktime në aksidentin tragjik të ndodhur në Larisa të Greqisë, ku mbetën të vdekur 57 persona dhe dhjetëra të plagosur, ka shkaktuar jo pak probleme.
Siç ka përmendur Giorgos Bartzokis, teksa ka folur për SKAI-n, disa banorë i kanë dhënë një informacion mbrëmë vonë.
Banorët e zonës ku është stacioni i OSE-së në Larisa, i thanë atij se natën fatale , pas nisjes së trenit, në sallën e stacionit është bërë një festë me muzikë.
“Kam marrë një informacion nga banorë të zonës së OSE Larisa, ku ndodhet stacioni. Më thanë se në momentin e aksidentit dëgjoheshin këngë dhe brohoritje nga salla e stacionit të Larisës. Si një festë… Kjo ndodhi pas orës 11 të natës , pas nisjes së trenave. Sapo treni u nis nga Larisa, filloi muzika”, tha Bartzokis, avokati i veprimit civil të Lazos Papazisis.
Madje, siç theksoi ai, i është thënë se festa me muzikë ka ndodhur për të dytën ditë radhazi.