Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Parlament tha se çështja e skandalit të McGonigal dhe kryeministrit Rama ka nevojë për transparencë.
Tabaku citoi aktakuzën ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI, që siç thotë ajo sa herë që “Rama është takuar me McGonigal në zyrën e kryeministrisë apo në darkë në Uashington apo në Nju Jork, po aq herë ka pasur një nismë të FBI kundër PD”. A është rastësore kjo? Pyet Tabaku.
Tabaku tha gjithashu se kjo çështje po hetohet në SHBA, ndërsa i bëri thirrje SPAK që te marrë shembullin e mire.
“Fati i madh i shqiptarëve është se kjo çështje po hetohet në një vend që u krijua mbi bazat e institucioneve të pavarura dhe sundimit të ligjit. Fati i madh i shqiptarëve është se investimi më serioz i shekullit të 21 në vendin tonë nga SHBA dhe BE është pikërisht Reforma në Drejtësi. Prandaj, SPAK duhet të mësojë nga ky shembull i mirë. Nuk janë rastësi të gjitha këto prova dhe fakte të bëra publike”, u shpreh ndër të tjera Tabaku.