Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me masakrën që ndodhi ditën e sotme në Tiranë, ku Dan Hutra, i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Gjatë emisionit “Open”, gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se nëna e Valdimir Kurtit, të dënuarit me të cilin Hutra kishte pasur konflikte, ka shpëtuar sepse kur 40-vjeçari vrau të bijën Etlevën, ajo ndodhej në kopshtin e banesës.
Po ashtu, ajo shtoi se një i dënuar në burgun ku ndodhej Vladimir Kurti dhe që kishte pasur po ashtu konflikte me Hutrën, kishte lajmëruar familjen e tij për t’u larguar nga banesa dhe për t’u fshehur. Kjo pasi mori vesh për masakrën që po bënte Hutra nëpër Tiranë.
“Vladimir Kurti kur dëgjoi emrin e autorit të dyshuar ishte vënë në lëvizje dhe telefononte motrën. Kur Hutra ka shkuar në zonën e banesës ka pyetur një banore për shtëpinë e Kurtit. Nëna ka shpëtuar sepse ka qenë në kopsht duke prashitur bimët. Ishte fati I saj që autori ishte larguar.
Një i dënuar tjetër, familja e tij u ngujua për orë me radhë sepse kishte dyshime për shkak se kishin konflikte në burg. Ishte një masakër.
Ish bashkëjetuesja e tij ka sjellë në jetë vajzën e tij para 4 muajsh. Të gjitha institucionet shtetërore kanë qenë në gjumë. 2 fëmijë kanë qenë pranë skenës së krimit në Paskuqan dhe e kanë parë atë. Nga informacionet që kam atij i është dhënë ndihmë me psikologë. Fëmija 3 vjecc mund ta fiksojë, ndërsa fëmija tjetër jo pasi është më i vogël,”- tha gazetarja Lala.