Një konflikt ka ndodhur sot pasditen në terminalin e autobusëve në qytetin e Belshit mes dy punonjësve të linjave të transportit. Sipas policisë, 35-vjeçari me iniciale A.D. ka qëlluar me armë në drejtim të autobusit në pronësi të shtetasit A.T., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Vëllai i shtetasit A.T. ka treguar për mediat se nuk kanë pasur konflikt me asnjë person. Ai shprehet se në momentin që 35-vjeçari qëlloi me armë, brenda autobusit ishin dhe dy fëmijë të mitur.
“Aty ka dalë personi dhe i ka gjuajtur autobusit me armë. Xhami është i thyer i autobusit. Në momentin e ngjarjes, në autobus kanë qenë dy fëmijë të vegjël brenda. Pasagjerët e tjerë kanë zbritur rrugës. Nuk ka pasur asnjë lloj konflikti, madje kemi folur si vllazëri që kemi qenë këtu. S’kemi pasur asnjëherë konflikte. Thjesht mund të jetë një konflikt pune, se edhe ai ka një linjë që çon pasagjerët.
Ai po vinte nga puna e vet në shtëpi. Kishte një javë në Itali. Ka ikur që të premten dhe sot u kthye. Prandaj duhen marrë masa. Sot nuk është vëllai im, por nesër mund të jetë tjetër. Nuk vritet njeriu kot. Të gjithë do punojnë. Nuk ka qenë problematik këtu përqark me ne. Ka qenë diçka momentale”, tha ai.