Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot shkarkimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj. Në vend të saj mësohet se është emëruar Vasilika Vjero.
Vjero, ish-drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit zëvëndëson në këtë post Briseida Shehaj, e cila tashmë do të mbajë postin e zëvendësministres së Ekonomisë.
Ndryshime ka pasur dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ky institucion drejtohej nga Irena Beqiraj prej disa muajsh që pas largimit të Elisa Spiropalit. Bella Ekonomi emërohet drejtoreshë e Përgjithshme në vend të Pranvera Fagut.